LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon operacioni “Tempulli 2”, arrestohet një 36 vjeçar – shiste kanabis në disa zona të Durrësit

Vazhdon operacioni “Tempulli 2”, arrestohet një 36 vjeçar – shiste kanabis në disa zona të Durrësit

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë gjatë operacionit “Tempulli 2” në Durrës.

A. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë u arrestua në flagrancë, pasi nga kontrollet në automjetin që drejtonte policia gjeti dhe sekuestroi cannabis sativa të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.


“Në vijim të punës operacionale me fokus goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”. Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi A. D., 36 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje në zona të ndryshme të qytetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori