LAJMI I FUNDIT:

“Për syfyr na zgjojnë oficeret”, të dënuarat flasin për agjërimin brenda Burgut të Lipjanit

Iftari në Burgun e Lipjanit

Shumica e të burgosurave në Burgun e Lipjanit, janë duke agjëruar.

Muajt ecin e nuk ndalen, por njëri prej tyre është më emocional, veçanërisht në rrethanat në të cilat janë ato.

Është koha e iftarit, dhe gratë në Burgun e Lipjanit, përgjatë korridorit të ftohtë mes qelive presin në radhë që t’u servohet ushqimi.


Nga rreth 40 të dënuara që janë aktualisht aty, shumica prej tyre e agjërojnë Muajin e Ramazanit.

Iftari nëpër dhoma të veçanta është i zymtë, andaj këto të dënuara ia krijojnë sadopak një mjedis familjar vetës, e tavolina nën shoqërinë e njëra- tjetrës ua jep sadopak ndjenjën e shtëpisë.

“Muaji i Ramazanit pavarësisht vendit në të cilin ndodhem ku jena këtu, është atmosferë e mirë për aq sa mundemi me krijua na brenda, edhe pse është mungesa e familjes, sofrës tonë,po ne sic pe shihni edhe vetë ne me shoqëri, e krijojmë edhe një lidhje si familjare”, tha një e dënuar.

​Puna i bën të mos e ndiejnë fort burgun, gratë në Lipjan të interesuara për më shumë trajnime
Lexo po ashtu ​Puna i bën të mos e ndiejnë fort burgun, gratë në Lipjan të interesuara për më shumë trajnime

E njëjta në këtë ambient po e kalon ramazanin e 12-të e do të kalojë edhe të tjerë, por ky fakt, nuk duket ta ketë ndikuar qëndrimin e saj.

“Duhet njeri me ja krijua vetës një rutinë personale se ajo të ndihmon jo me mbijetua por me jetua shumë lehtë brenda, pra varet prej individit, qysh e percepton qëndrimin e vetë këtu brenda”, tha një e dënuar.

Ajo që u shërben ushqimin shoqeve të burgut është më e re në moshë, dhe edhe ajo agjëron, e një prej pjesëve të rutinës, i duket e pabesueshme.

Për syfyr na zgjojnë oficeret, vjen oficerja na thirrë për syfyr se kam besu që ndodhë, bile kur shkon me thirrë tjetrën, kthehet shikon a je zgjuar se i dhimbsesh a mos ke mbet në gjumë”, tha një e dënuar.

Jeta në burg e 34 grave të dënuara për vrasje
Lexo po ashtu Jeta në burg e 34 grave të dënuara për vrasje

Përderisa thotë se brenda trajtimi i bëhet mirë nga të dënuarat që kanë fëmijë jashtë në moshën e saj, ajo e pret shpejt lirimin.

“Me ndejt me dikë më të madh këtu, mu më mëson shumë, Ramazani është muaji i mëshirës, edhe s’ke nevojë me ja shikua askujt veprat, secila jemi njerëz, të gjithë e kemi bërë një gabim dhe jemi në pendim”, tha një e dënuar.

Në një prej mureve të burgut, qëndron edhe një vakti e Ramazanit, me data të rrumbullakuara për ditët që i kanë agjëruar.

Ato që kanë mbetur nuk janë shumë, krahasuar me numrin e ditëve që ato do t’i gjejë brenda këtij institucioni.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori