LAJMI I FUNDIT:

Imami Labinot Maliqi i drejtohet Kurtit: Shfuqizoje ndalesën administrative për bartjen e shamisë në shkolla

Imami Labinot Maliqi i drejtohet Kurtit: Shfuqizoje ndalesën administrative për bartjen e shamisë në shkolla

Imami Labinot Maliqi ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti shfuqizimin e ndalesës administrative të MASHT-it për bartjen e shamisë në shkolla.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Maliqi ka bërë kërkesë publike për kryeministrin Kurti që të shfuqizojë vendimin në fuqi.

“Në këtë muaj të bekuar Ramazan, kërkoj nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të shfuqizoj nga Udhëzimi Administrativ i MASHT-it, ndalesën për bartjen e shamisë në shkollat publike, ndalesë kjo bullizuese, anti-njerëzore, anti-kushtetuese dhe anti-demokratike”.


“Ne jemi një shtet demokratik që aspiron anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, ndërsa mohimi i të drejtave elementare njerëzore nuk përkon me traditën dhe aspiratat tona si vend dhe si shoqëri”.

"Rebelimi" brenda Vetëvendosjes - a po kushtëzohet Qeveria shkaku i moslejimit të shamisë në shkolla?
Lexo po ashtu "Rebelimi" brenda Vetëvendosjes - a po kushtëzohet Qeveria shkaku i moslejimit të shamisë në shkolla?

Maliqi ka thënë se do të përdorin të gjitha mjetet juridike për të mbështetur vajzat me shamiq ë duan të shkollohen.

“I inkuraroj motrat, vajzat muslimane ta vendosin shaminë, duke qenë plotësisht të lira në vullnet dhe bindje, le ta zbatojnë urdhërin e Zotit. Ndërsa, sa i përket shkollimit të tyre, e marrim ne përgjegjësinë për të tejkaluar të gjitha pengesat që potencialisht mund t’ju shfaqen rrugës, duke i përdorur gjithmonë të gjitha mjetet juridike që i kemi në dispozicion”.

“Jemi në muajin e bekuar Ramazan, ku çdo vepër të mirë i Plotfuqishmi e shpërblen shumëfish më shumë se jashtë Ramazanit”, ka shkruar tutje Maliqi.

“Prindërit apo përgjegjësit e vajzave të tyre mund të më kontaktojnë. Me lejen e Zotit, askush nuk do të mund t’ju privoj nga e drejta për tu shkolluar, dhe e drejta për të praktikuar hapur besimin tuaj”, ka shkruar imami i xhamisë “Prof Dr Bedri A. Kamberi”, Labinot Maliqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori