LAJMI I FUNDIT:

AAK prezanton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

AAK prezanton mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri në një konferencë për media kishte paralajmëruar se kanë përgatitur një kërkesë për një debat në të cilën do të prezantojnë një Rezolutë përmes së cilës kërkohet që Qeveria Kurti të dorëhiqet.

Në trevjetorin e qeverisjes së Kurtit, deputeti i AAK-së tha se kjo qeveri vetëm i ka bërë dëme vendit.

“Mirëpo, unë jam i kënaqur që dje kryeministri i Kosovës më në fund e tha edhe vet dhe e ka kuptuar që duhet të dorëhiqet… u dorëzua dhe vendi të shkojë në zgjedhje”, tha ai.


AAK paralajmëron Rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë ose shpërbërjen e Kuvendit
Lexo po ashtu AAK paralajmëron Rezolutë për dorëheqjen e Qeverisë ose shpërbërjen e Kuvendit

E sot, AAK i ka publikuar përmbajtjen e Mocionit dhe Rezolutës.

Në dy pikat e rezolutës thuhet:

Të gjithë parametrat e deritashëm, sot në tre vjetorin e kësaj Qeverie, janë dëshmi se janë plotësuar të gjitha kushtet që qeveria ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me mocion për shkarkimin e saj, të propozuar nga AAK.

Pas dorëheqjes ose shkarkimit të qeverisë, të shpërbëhet Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, në Mocion përmenden si çështja e punësimit, drejtësisë, ekonomisë e investimeve publike, politika e jashtme e dialogu, kontrolli mbi administratën shtetërore, e presioni mbi mediat, shëndetësia dhe mirëqenia, arsimi, dështimi në fushën e energjisë, lufta ndaj korrupsionit.

Referuar mocionit të AAK-së, Qeveria Kurti ka dështuar katërçipërisht.

AAK njofton se deputetët e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të kërkojnë mbajtjen e seancës së Kuvendit.

“Presim caktimin e të njëjtës nga Kryesia e Kuvendit. Krahas këtij mocioni përmbajtjesor, propozojmë edhe draftin e Rezolutës, e cila prezantohet për miratim në seancën plenare, pas përpjekjeve për unifikim të grupeve parlamentare për tekstin e saj”, thuhet në mocion. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori