LAJMI I FUNDIT:

“Tre gola janë shumë, iu kërkoj falje tifozëve” – Ramadani flet pas humbjes ndaj Kilit

“Tre gola janë shumë, iu kërkoj falje tifozëve” – Ramadani flet pas humbjes ndaj Kilit

Mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani, ka reaguar pas humbjes në miqësoren me Kilin me rezultat 3-0.

Ai u shpreh se kanë nxjerrë mësime dhe se ju kërkojnë falje tifozëve për këtë rezultat, ndërsa shtoi se tre gola janë shumë për një skuadër si kjo e Shqipërisë.

“Normalisht tre gola janë shumë, por ne do të punojmë dhe të vazhdojmë që të mos marrim kaq shumë gola se janë shumë për një skuadër si ne”.


“Në nxorëm mësime për të ardhmen pasi Kili është një skuadër me nivel të lartë edhe në Euro 2024 janë kështu. Tifozët kanë të drejtë se na përkrahin dhe duhet t’i shpërblejmë me lojë dhe rezultat të mirë”.

“Goli i parë erdhi shumë shpejt dhe pastaj 15 minutat e para ishim me frikë, goli i dytë e mbylli ndeshjen. Nxorëm shumë mësime se të humbësh 3-0 është një rezultat jo i favorshëm dhe i kërkojmë falje tifozëve”.

“Jam gjithmonë që mbaj balancën por gjyqtari më ndëshkoi shpejt dhe më bëri që të dal shpejt nga loja dhe trajneri më tha që mos të rrezikoj që të ndëshkohem me karton të kuq”, ka thënë Ramadani pas ndeshjes. /Telegrafi/