Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.
Aktualisht situata në Kosovë, sipas këtij misioni, është e qetë por vazhdon të mbetet e brishtë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 21.03.2024, ka deklaruar se njësi të specializuara të ushtrisë së Serbisë janë vërejtur vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën, duke i vlerësuar ato veprime si “provokime të qëllimshme”.
KFOR thotë se pas tensioneve të fundit, kanë dislokuar rreth 1000 trupa shtesë në Kosovë dhe ka rritur prezencën në veri të Kosovës.
“Gjithashtu kemi trefishuar numrin e patrullave duke përfshirë ato përgjatë vijës kufitare administrative. Prandaj, KFOR-i ka një prani fleksibil dhe të dukshme në mbarë Kosovën, gjë që i mundëson misionit tonë të monitorojë nga afër çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë dhe t’i përgjigjet të gjitha situatave që ndikojnë në një mjedis të sigurt”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it për Kallxo.com.
Misioni paqeruajtës thotë se është i gatshëm t’i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë përmes mjeteve të ndryshme, duke përfshirë – ndër të tjera – patrullimet, angazhimet me popullatën vendase dhe dialogun e rregullt me një gamë të gjerë homologësh- përfshirë përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, shefin e Shtabit të Armatosur të Serbisë, Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, OSBE-në dhe trupin diplomatik”, është përgjigjur KFOR-i.
Për më tepër, KFOR-i thekson se vepron në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, respektivisht si reagues i parë dhe i dytë i sigurisë.
KFOR-i thotë se do të vazhdojë të krijojë kornizën e sigurisë të nevojshme në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen për të mirën e të gjitha komuniteteve.
“Ne besojmë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij në rajon nëntorin e kaluar, ‘stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe dhunës’”, është theksuar nga KFOR-i.
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e di mirë se çfarëdo përdorim i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm.
Kështu tha O’Brien në një takim online me gazetarë, duke shtuar se çdo përdorim i forcës nga ana serbe, do i vente në rrezik ushtarët e NATO-s që janë në Kosovë.
“Në Serbi, presidenti Vuçiq e di mirë se çfarëdo përdorim i forcës ndaj Kosovës do të ishte i papranueshëm pasi kjo i vë në rrezik ushtarët e NATO-s që janë atje për të mbrojtur popullatën qoftë serbe apo dhe shqiptare. Këto ushtrime ne po i gjurmojmë ato por se çështja kyçe këtu është se palët duhet t’i reduktojnë tensionet në regjion, edhe ato veprime që nuk ndërlidhen direkt me ushtrimet e [ushtrisë]”, tha O’Brien.
Kryeministri Kurti ka thënë se janë të vetëdijshëm se Forcat e Armatosura të Serbisë janë duke realizuar stërvitjet e rregullta, por ka shprehur bindjen se ato janë duke i përdorur si pretekst për të shkaktuar provokime të qëllimshme në afërsi të kufirit me Kosovën.
Kurti ka njoftuar se janë duke i vëzhguar me kujdes trupat serbe se a do të përpiqen ta kalojnë kufirin, gjersa theksoi se edhe ky afrim i automjeteve të tyre ushtarake nuk është normal.
Ndërkaq, Kryetari i Komisionit për zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike (Marrëveshja e Kumanovës), Zoran Jovanoviq, i ka quajtur “vazhdimësi e fushatës dezinformuese drejtuar kundër Forcave të Armatosura të Serbisë”, deklaratat e kryeministrit Kurti.
Ai ka thënë se ushtria serbe po kryente detyra të rregullta për sigurimin e kufirit dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore, që sipas tij, janë në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara.
Më 24 shtator 2023, në Banjskë të Zveçanit u krye një sulm terrorist nga pjesëtarët e një grupi të uniformuar serbësh, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku, një polic tjetër u plagos dhe një tjetër u lëndua.
Përgjegjësinë për sulmin e kishte marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq ndaj të cilit më 06.12.2023, INTERPOL lëshoi fletarrestim për Radoiçiqin. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova