LAJMI I FUNDIT:

Trafikanti në Tiranë tenton t’i ikë postbllokut dhe godet policët, efektivi e plagos

Trafikanti në Tiranë tenton t’i ikë postbllokut dhe godet policët, efektivi e plagos
Foto: Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një efektiv Policie ka plagosur një person.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur teksa shtetasi i plagosur, i cili kishte rreth 1 kg kokainë brenda makinës, nuk i ka ndaluar postbllokut të Policisë dhe në tentativë për t’u larguar, ka përplasur automjetin dhe ka rrezikuar jetën e efektivëve.

Ndërkohë AMP do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjatë momentit që struktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip “Volkswagen Tiguan” me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien  automjetin e shërbimit të policisë.

Gjatë tentativës për t’u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjësit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.

Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.

Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje. /Euronews/Telegrafi/