LAJMI I FUNDIT:

OSBE/ODIHR do të ketë 320 vëzhgues në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni

OSBE/ODIHR do të ketë 320 vëzhgues në zgjedhjet e dyfishta në Maqedoni

Gjithsej 300 vëzhgues afatshkurtër dhe 20 vëzhgues afatgjatë të Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të vëzhgojnë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut më 24 prill dhe 8 maj, njoftoi ambasadorja Jilian Stirk nga Kanadaja, e cila do të udhëheqë misionin e OSBE/ODIHR.

“Ne kemi një ekip prej 12 ekspertësh ndërkombëtarë në Shkup nga 12 vende anëtare të OSBE-së. Është një grup shumë i larmishëm. Kemi ekspertë të tjerë që punojnë në administrimin e zgjedhjeve, kuadrin ligjor, mjedisin politik, fushatën, financat politike, financimin e fushatës dhe median”, tha Stirk.

Vëzhguesit afatgjatë do të vendosen në të gjithë Maqedoninë e Veriut nga 27 prilli, në ekipe nga dy persona, në Tetovë, Ohër, Manastir, Prilep, Strumicë, Koçan, Kumanovë, Shtip. Në Shkup do të jenë dy ekipe.


Vëzhguesit afatshkurtër do të vijnë para zgjedhjeve. Ata do të vëzhgojnë qendrat e votimit në ditën e votimit dhe numërimin dhe përmbledhjen e votave.

Për sa i përket rritjes së numrit të vëzhguesve dhe nëse kanë njohuri për konflikte të mundshme, Stirk tha se numri i vëzhguesve është bazuar në rekomandimet e misionit të vlerësimit të nevojave pas vizitës në janar të këtij viti.

“Ka dy lloje zgjedhjesh në të njëjtën ditë, kështu që nuk është e pazakontë që të ketë një numër të madh vëzhguesish dhe ne po kërkonim një numër të madh vëzhguesish për të dy llojet e zgjedhjeve”, tha Stirk.

Misionit do t’i bashkohen vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian për dy ditët e zgjedhjeve, si dhe anëtarë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së që do të vijnë për zgjedhjet parlamentare në maj.

Nga java e ardhshme OSBE/ODIHR do të nisë monitorimin edhe të mediave.

Si pjesë e misionit, do të bëhet një vlerësim nëse zgjedhjet janë në përputhje me zotimet ndaj OSBE-së dhe detyrimet e tjera ndërkombëtare dhe me legjislacionin kombëtar.

Raporti preliminar do të publikohet më 9 prill, ndërsa dy muaj pas zgjedhjeve, OSBE/ODIHR do të nxjerrë një raport përfundimtar.

Në trend Lajme

Më shumë

"Plani franko-gjerman diçka si 'Manifesti'", Janjiq: Marrëveshja Kosovë-Serbi dështoi shkaku i sjelljes arrogante të Borrellit dhe Lajçakut

Lajme
Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu

Pensionohet moderatorja e njohur e RTK-së, Fadile Kryeziu

Lajme
Dita e pavarësisë së SHBA-së, pastrohet shtatorja e Bill Clintonit dhe togu ceremonial ngrit flamurin

Dita e pavarësisë së SHBA-së, pastrohet shtatorja e Bill Clintonit dhe togu ceremonial ngrit flamurin

Lajme
“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

“Radoiçiqin e konsiderojmë kriminel dhe duhet të dalë para drejtësisë”, çështja e Asociacionit dhe kufiri i Kosovës – çfarë tha ambasadori amerikan Hovenier?

Lajme
Përplasen pozita dhe opozita në Komisionin Hetimor, Pacolli – Berishës: Po e ngrit zërin se po don me tregu që je burrë

Përplasen pozita dhe opozita në Komisionin Hetimor, Pacolli – Berishës: Po e ngrit zërin se po don me tregu që je burrë

Lajme
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet

Lajme
Kalo në kategori