LAJMI I FUNDIT:

Reforma zgjedhore, Basha: Hiqni dorë nga agjendat personale, mos përsërisni skandalin e 2008-ës

Reforma zgjedhore, Basha: Hiqni dorë nga agjendat personale, mos përsërisni skandalin e 2008-ës

Parlamenti i Shqipërisë iu rikthye këtë të enjte normalitetit pas pesë muajsh përplasje mes opozitës dhe maxhorancës.

Në nisje të seancës plenare, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se normaliteti i kërkuar në parlament, u rikthye me një kosto tepër të madhe për shqiptarët.


Basha tha se planifikimi i buxhetit kaloi pa asnjë diskutim në parlament, ashtu sikurse edhe ligji i komisioneve parlamentare u ndryshua poa asnjë diskutim, duke i zhvlerësuar totalisht ato.

Kreu i PD apeloi që t’i jepet fund agjendave personale në politikë dhe bëri thirrje që të mos përsëritet marrëveshja 2008-ës për reformën zgjedhore.

“Për shqiptarët ka rëndësi me të vërtetë një parlament funksional, por çfarë çmimi kanë paguar shqiptarët për të arritur këtu. Çmimi është i paimagjinueshëm. Këtë vit 7 miliardë do të dalin nga xhepat e shqiptarëve, por se si do të shpenzohen, çfarë do të marrin fermerët, shtresat në nevojë, pronarët, këtë nuk patëm shansin ta diskutojmë. Ligji për komisionet hetimpore u ndryshua duke vbendosur një precedent të papranueshëm në 34-vite prularizëm, duke zeruar efektivitetin e komisioneve për transparencë dhe si një paradhoimë e ndjekjes penale. Dëmi më i madh është ai që nuk duket, pas 1 viti vendi do të jetë në zgjedhje.

Sot përpara se të nisni punimet kam një thirrje hiqni dorë nga agjendat personale dhe jepini shqiptarëve një komision të reformës zgjedhore dhe mos përsërisni skandalin e 2008-ës që erdhi pas një tjetër gjëme dhe shkaktoi një gjëmë më të madhe”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori