LAJMI I FUNDIT:

​Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

​Në mungesë të kuorumit, dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, ku pikë e rendit të ditës ishte diskutimi rreth kërkesave për sjellje të dokumentacionit.

Shumica e deputetëve të opozitës kanë munguar në këtë mbledhje, ndërkaq, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni tha se për zgjidhjen çështjes së rezervave shtetërore është duke e bërë maksimumin, ndërsa sipas tij opozita duke mos qenë prezentë në mbledhje po tregon se nuk i intereson kjo çështje.

“Konsideroj që si pozitë edhe në mbledhjet e kaluara edhe sot po dëshmojmë që jemi për të bërë maksimumin në drejtim të qartësimit të të gjitha çështjeve që lidhen me këto pretendime, edhe kjo mosgatishmëria e sotme e kolegëve të opozitës për të qenë këtu prezentë, por edhe qasja e tyre në disa mbledhje të kaluara tregon që si duket këtij komisioni po i ofrohet fundi pa arritur të bëjë punën e vet”, tha Hyseni.


Me këtë rast, ka reaguar nënkryetarja e komisionit Valentina Bunjaku. Ajo tha se është hera e parë që opozita mungon në mbledhje të komisionit dhe se opozita ka pritur gati katër muaj.

“Këtë rast, me keqardhje nuk mundeni me e luajt rolin e viktimës, se jeni shumë të interesuar me zbardh të vërtetën sepse ne si opozitë ju kemi prit katër muaj dhe kanë dështuar mbledhjet, e opozita në këtë rast është hera e parë që e ka dështuar mbledhjen, hera e parë që ka munguar”, tha Bunjaku.

Derisa deputeti Salih Zyba ka kërkuar evidencë të vijueshmërisë së deputetëve për të mos u etiketuar mbi bazën e pa përgjegjësisë.

Po e shfrytëzoj rastin me të përgëzu për vijueshmërinë e rregullt, por pe ndjej obligim me kërku prej jush në këtë rast dhe administratës me prezantu një evidencë qoftë nevoja edhe me hapësirën kohore. Unë e kam pa se keni qenë më e gatshmja por mos të etiketojmë dikë mbi këtë bazën e pa përgjegjësisë. Sot kemi një mungesë të kuorumit jam i interesuar me mbyll sepse kemi obligime tjera”, tha Zyba. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!

Ekonomi
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!

Ekonomi
Kalo në kategori