LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa një aleate e komunitetit LGBT+: Jeta është shumë më argëtuese me homoseksualët

Dua Lipa një aleate e komunitetit LGBT+: Jeta është shumë më argëtuese me homoseksualët

Dua Lipa ka reflektuar rreth mbështetjes për komunitetin LGBTQ+, duke i thënë Trixie Mattel se “jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët”.

Fituesja e çmimeve ‘Grammy’ është gjatë gjithë kohës një aleate e zëshme e komunitetit LGBTQ+, duke kritikuar Katarin për shkak të regjistrit të të drejtave të njeriut në prag të Kampionatit Botëror në FIFA, në vitin 2022 dhe duke e kritikuar artistin e bashkëpunimit DaBaby, i cili kishte bërë komente homofobike, për këngën e saj “Levitating”.


Këngëtarja e hitit “Houdini”, e cila është në lidhje me aktorin Callum Turner, u intervistua nga ylli i “RuPaul’s Drag Race” më 18 mars para albumit të saj të ardhshëm. Dyshja provoi të pikturonte artin ikonik të albumit, ku shfaqet Lipa në përballje me një peshkaqen në ujë, shkruan DailyMail.

Ndër të tjera, në intervistën e vitit 2024, u diskutua edhe miqësia e saj me artistin homoseksual Troye Sivan, ndërsa Mattel gjithashtu mori një moment për të reflektuar rreth mbështetjes nga fansat dhe miqtë ‘queer’.

“Pra, je e rrethuar nga homoseksualët”, filloi Mattel. “Në çfarë pike të jetës tënde e kuptove se duhet të pranosh se ‘meshkujt homoseksualë do të jenë rrotull teje përgjithmonë’?”.

Për këtë, Lipa u përgjigj: “Unë thjesht e dua këtë. Nuk ishte një çështje ‘pranimi’ – unë isha në mes të kësaj. Jeta është shumë më e këndshme me homoseksualët!”.

Ish-i dashuri palestinez i Dua Lipës, Anwar Hadid shkon në Mekë për të kryer pelegrinazhin
Lexo po ashtu Ish-i dashuri palestinez i Dua Lipës, Anwar Hadid shkon në Mekë për të kryer pelegrinazhin

Vitin e kaluar, këngëtarja ndau mendimet e saj në lidhje me urrejtjen ndaj LGBTQ+, duke ndarë një mesazh të fuqishëm në mbështetje të komunitetit “të lirë, të vërtetë dhe krenarë” ‘queer’.

Gjatë një interviste ekskluzive me Vogue France, këngëtarja rikonfirmoi mbështetjen e saj për komunitetin ‘queer’. “Homofobia dhe transfobia janë fqinj të misogjinisë”, i tha ajo revistës. “Shumë njerëz, thellësisht, janë thjesht të frikësuar nga vetja e tyre”.

Liria e të tjerëve i detyron ata të përballet me diçka që ata janë shumë të frikësuar për ta shprehur. Bukuria e një qenieje të lirë, të vërtetë dhe të krenar i paralizon ata”, tha Dua Lipa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Gjesti human i përfaqësuesit të Kroacisë në Eurovision - 50 mijë eurot e qeverisë i dhuron për dy spitale

Magazina
Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Pajtohen Kaderi dhe Lumbardhi - publikohet një moment i tyre së bashku

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

Magazina
Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Roza Lati me fjalë të mëdha për Ledion Liçon pas daljes nga Big Brother: Një shoumen i vërtetë

Magazina
Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Ylli i Juventusit në lidhje me motrën e lojtarit të Interit

Magazina
Kalo në kategori