LAJMI I FUNDIT:

Sir Alex Ferguson tregon ekipin që nuk dëshiron ta shoh si fitues të ligës këtë sezon

Sir Alex Ferguson tregon ekipin që nuk dëshiron ta shoh si fitues të ligës këtë sezon

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka treguar ekipin që ai nuk dëshiron ta shoh fitues të Bundesligës këtë sezon.

Në Angli, gara për titull është mjaft e ngushtë mes Liverpoolit, Man Cityt dhe Arsenalit teksa kanë mbetur vetëm edhe 10 ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Real Madridi momentalisht po udhëheq në Spanjë teksa PSG-ja e vetme po udhëheq tabelën në Francë, ndërkohë në Itali kemi Interin në vend të parë.


Bundesliga mund të ketë një kampion surprizë këtë sezon pasi Bayer Leverkuseni momentalisht po udhëheq me 10 pikë para vendit të dytë që mbahet nga Bayern Munichu.

Ferguson dëshiron që ta shoh Bayernin të humbasë titullin në Gjermani dhe këtë e tha për uebsajtin zyrtar të Eintracht Frankfurtit.

“Unë gjithmonë shpresoj që ekipi më pak favorit të fitojë. Tifozët e Bayernit mund të mos pajtohen me këtë, por si çdo tifoz neutral në Gjermani, unë me të vërtetë shpresoj që ta shohë dikë tjetër ta fitojë ligën përsëri”, është shprehur Ferguson.

Ferguson kishte dhënë dorëheqje nga futbolli në vitin 2013, ndërsa gjatë karrierës së tij të pasur ai ka fituar gjithsej 38 trofe me Manchester Unitedin, duke përfshirë dy herë Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori