LAJMI I FUNDIT:

Fenerbahce po mendon tërheqjen nga garat pas skenave të turpshme në Trabzon, sot merret vendimi nga bordi i klubit

Fenerbahce po mendon tërheqjen nga garat pas skenave të turpshme në Trabzon, sot merret vendimi nga bordi i klubit

Ngjarjet e dhunës që kanë ndodhur të dielën mbrëma në Trabzon kanë bërë bujë të madhe në gjithë botën.

Fenerbahce ka marrë fitore të madhe 2-3 në sfidën ndaj Trabzonsporit, por pas ndeshjes tifozët vendas pushtuan fushën duke goditur futbollistët e skuadrës nga Stambolli.


Për ditën e sotme me fillim nga ora 17:00 është vendosur një mbledhje emergjente nga bordi i Fenerbahces dhe drejtorët e këtij klubi.

Ministri i brendshëm turk zbulon detajet dhe inicialet e tifozëve të arrestuar: Ka nga ta me të kaluar kriminale
Lexo po ashtu Ministri i brendshëm turk zbulon detajet dhe inicialet e tifozëve të arrestuar: Ka nga ta me të kaluar kriminale

Gjiganti turk ka njoftuar se një nga pikat e rendit të ditës është edhe tërheqja nga garat për këtë edicion.

“Vlerësimi i veprimeve që duhen ndërmarrë, përfshirë tërheqjen e ekipit tonë të futbollit nga Superliga, bazuar në ngjarjet e ndodhura në ndeshjen e luajtur natën e 17 marsit dhe ngjarjet e fundit në futbollin turk”, thuhet në njoftimin e Fenerbahces.

Dhunën e ndodhur në Trabzon të Turqisë e ka dënuar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

I vetëm kundër tifozëve të tij, ky ishte futbollisti i vetëm i Trabzonsporit që i doli në ndihmë Fenerbahces
Lexo po ashtu I vetëm kundër tifozëve të tij, ky ishte futbollisti i vetëm i Trabzonsporit që i doli në ndihmë Fenerbahces

Ndërkohë se mund të tërhiqen nga garat e ka konfirmuar edhe trajneri i Fenerit, Ismail Kartal si dhe presidenti Ali Koç.

Kur kanë kaluar 30 ndeshje në Superligën e Turqisë, Galatasaray është lider me 81 pikë, dy më shumë se Fenerbahce në pozitën e dytë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori