LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane bëjnë me dije se Allegri do të largohet nga Juventusi në verë

Mediat italiane bëjnë me dije se Allegri do të largohet nga Juventusi në verë

Disa raportime nga mediat e ndryshme italiane kanë pretenduar se Massimiliano Allegri do të mbetet në krye të Juventusit deri në fund të sezonit, por do të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’ në verë.

Allegri ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Juventusin, por rezultatet e dobëta së fundmi kanë bërë që e ardhmja e tij të mbetet në dyshim.


A do ta shkarkojë Juventusi Allegrin?

Edhe pse mediat kryesore italiane, duke përfshirë Tuttosport dhe Gazzetta dello Sport, konfirmojnë se Juventusi nuk do ta shkarkojë trajnerin në mes të sezonit, shumë burime sugjerojnë se ‘Bianconerët’ dhe Allegri do t’i ndajnë rrugët në verë.

Eksperti i Juventusit, Romeo Agresti, nënvizon se tashmë ka një ‘numërim mbrapsht’ drejt lamtumirës së Allegrit edhe pse tekniku italian nuk është problemi i vetëm i Juventusit.

Dilema për Max Allegrin dhe tre skenarët e mundshëm të Juventusit pas kualifikimit në Kampionatin Botëror të Klubeve
Lexo po ashtu Dilema për Max Allegrin dhe tre skenarët e mundshëm të Juventusit pas kualifikimit në Kampionatin Botëror të Klubeve

Calciomercato shton se drejtori i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kohë që ka konsideruar mundësinë e një trajneri të ri.

Sidoqoftë, kostoja e Allegrit dhe stafit të tij është 20 milionë euro neto kështu që Juventusi duhet të ulet me trajnerin e tyre për të arritur marrëveshje për hapat e ardhshëm dhe për të arritur një marrëveshje financiare nëse vendosin të ndërpresin bashkëpunimin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori