LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga Avdiivka ku ushtari rus kryen vjedhje në pronat e ukrainasve: Na nevojitet vetëm një veturë që t’i marrim të gjitha

Pamje nga Avdiivka ku ushtari rus kryen vjedhje në pronat e ukrainasve: Na nevojitet vetëm një veturë që t’i marrim të gjitha

Në një video të postuar nga një ushtar rus në Avdiivka shihet sesi i referohet me emër dikujt “Larisa”, derisa ecë nëpër rrënojat e këtij qyteti ukrainas, shkruan Newsweek.

“Larisa të dua. Jam në Avdiivka! Shiko, këto janë pamjet nga Avdiivka. Nëse nuk më beson, shiko, jam në Avdiivka”, thotë ushtari rus, transmeton Telegrafi.

“Shiko si është shkatërruar gjithçka këtu. Ta shikojmë më afër. Po eci Larisa, jam në Avdiivka. Askush nuk më besoi që kam ardhur këtu. Jam vullnetar. Larisa të dua! Larisa ka gjithçka që në këto shtëpi. Ka televizorë dhe gjithçka. Thjesht na duhet një veturë që t’i marrin të gjitha nga këtu”, thotë ushtari rus, një dëshmi tjetër që Kremlini ka dërguar njerëz enkas për vjedhjen e pronës së ukrainasve.


Avdiivka para luftës kishte 32 mijë banorë dhe së fundmi ka rënë në kontrollin e rusëve. Në betejën për këtë rajon rusët e paguan me një kosto të lartë, ku ushtarët e Putinit akuzuan eprorët e tyre se i dërguan si mish për top.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati thënë se vendimi për t’u tërhequr nga Avdiivka ishte marrë për të shpëtuar jetën e ushtarëve të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori