Pasagjerëve të një veture në Irlandën e Veriut “iu shkatërrua dita” pasi një pajisje ndërtimi e ngjashme me një top doli “nga askund” dhe u përplas në automjetin e tyre.
Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në Newtonabbey, pranë Belfast, kryeqytetit të Irlandës së Veriut.
Pamjet e publikuara zbulojnë se dyshja po voziste me kujdes afër një kantieri ndërtimi kur papritmas një top i madh i zi u përplas me veturën e tyre.
Fatmirësisht, as shoferi e as pasagjerët nuk janë lënduar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Ndërsa ata në veturë u tronditën, ne e kuptuam se nuk kanë pësuar lëndime”, tha kompania përgjegjëse e kantierit të ndërtimit, Phoenix Energy.
Kompania tha se tani po kryen një “hetim urgjent” në bashkëpunim me policinë për të kuptuar se çfarë shkoi keq.
Ndryshe, ky incident na tregon se ndonjëherë kemi fat të mirë, ndonjëherë të keq, e ndonjëherë të dy.
Kjo pasi njerëzit në automjet ishin të pafat që u goditën nga pajisja, por me fat që shpëtuan pa lëndime.
Pamjet e incidentit mund t’i shikoni KËTU. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU pagua vetëm për të testuar modelin e ri të Mercedes, garuesi publikon video nga pista
Hulumtim i ri: Veturat elektrike humbasin seriozisht fuqinë kur bie shi i madh!
Archer Aviation planifikon të ndërtojë 250 taksi ajrore në vitin 2025
Michelin vjen me goma "pa ajër"
Ferrari do të tërheqë më shumë se 2,000 makina nga Kina
ChatGPT po vjen edhe për vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron