LAJMI I FUNDIT:

Dëmtimi i shenjave të trafikut në gjuhën shqipe në veri, arrestohet një serb në Leposaviq

Dëmtimi i shenjave të trafikut në gjuhën shqipe në veri, arrestohet një serb në Leposaviq

Ministri i Infrastrukturës para disa ditësh ka marrë përsipër që në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, të largojnë të gjitha shenjat e komunikacionit të shtetit të Serbisë, duke zëvendësuar kështu me shenjat zyrtare të vendbanimeve konform ligjeve të Kosovës.

Por, vendosja e shenjave zyrtare në gjuhën shqipe nuk është mirëpritur nga disa serbë, të cilët edhe kanë ngjyros me ngjyrë të kuqe dhe kanë dëmtuar disa prej tyre, transmeton Telegrafi.


Për dëmtimin e shenjave, policia njoftoi sot se ka arrestuar një serb në Leposaviq.

I njëjti dyshohet se ka dëmtuar dy shenja trafiku.

Aliu: Në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, do t'i largojmë të gjitha shenjat që janë në cirilikë
Lexo po ashtu Aliu: Në veri dhe në tërë territorin e Kosovës, do t'i largojmë të gjitha shenjat që janë në cirilikë

“Leposaviq / 16.03.2024 01:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull/s, shtetas i Serbisë për shkak se i njëjti dyshohet se i ka dëmtuar dy shenja të trafikut. I dyshuari me vendim të gjyqtares është dërguar për procedim në gjykatën për kundërvajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndryshe, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu para disa ditësh ka njoftuar se do të zëvendësojnë të gjitha shenjat që kanë qenë në gjuhën serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori