LAJMI I FUNDIT:

Skoda zbulon detaje nga modeli i ardhshëm tërësisht elektrik

Skoda zbulon detaje nga modeli i ardhshëm tërësisht elektrik

Skoda ka zbuluar detaje nga SUV-i i ri i saj tërësisht elektrik i quajtur Epiq.

Skoda Epiq do të kushtojë rreth 25 mijë euro, por marka çeke ende nuk ka njoftuar se kur ky model do të shpërndahet në tregje për shitje.

Të pasionuarit pas veturave menjëherë e kanë krahasuar Epiq me modelin Yeti i cili bëri bujë në vitin 2017, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ajo që i dallon është brendësia e tij me veçori të ndryshme si një tastierë me një vend për karikim të telefonit me valë, një ekran të madh qendror me prekje dhe një rresht butonash fizik më poshtë.

Karakteristikë kryesore e modelit të ri nga Skoda është që në vend të çelësit fizik ju mund të përdorni telefonin tuaj si çelës dixhital.

“Ne kemi dëgjuar klientët tanë dhe e kuptojmë se ata po kërkojnë opsione tërheqëse, kjo është arsyeja pse ne po zgjerojmë lëvizshmërinë elektronike me këtë segment popullor”, tha shefi i Skoda-s, Klaus Zellmer.

Bëhet e ditur se Epiq do të jetë pjesë e platformës MEB të Volkswagen Group, dhe do të ndërtohet në një fabrikë në Pamplona të Spanjës.

Ky model do të shfaqet në një linjë prej gjashtë veturash të reja elektrike të Skoda-s të cilat do të prezantohen gjatë viteve të ardhshme.

E para që do të prezantohet është Skoda Elroq para fundit të këtij viti. /Telegrafi/