LAJMI I FUNDIT:

E frikshme: Momenti kur një burrë rrëmbehet nga një bandë në Angli, në mes të ditës

E frikshme: Momenti kur një burrë rrëmbehet nga një bandë në Angli, në mes të ditës

Ky është momenti i tmerrshëm kur një bandë rrëmbyesish rrëmben një burrë nga rruga dhe e detyrojnë atë të futet në një furgon në mes të ditës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë një furgon të kuq jashtë një shtëpie në Bradford, West Yorkshire, më 6 mars, përpara se tre burra të dalin dhe të zbresin në një rrugicë.


Pak çaste më vonë, të tre shihen duke tërhequr zvarrë një burrë në furgon ndërsa ai përpiqet dëshpërimisht të arratiset, në Bradford, West Yorkshire.

Ali Rafiq, 40 vjeç, kamerat e të cilit kapën momentin, tha: “Isha në shok të plotë kur i pashë”.

“Ndihesha fajtor pasi isha në shtëpi në atë kohë dhe mendova se dëgjova dikë që rënkonte – por thjesht mendova se ishte një debat”.

“Vetëm kur pashë pamjet, kuptova se çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë telefonova policinë”.

“Po të mos isha në shtëpi dhe ta shihja videon, askush nuk do ta dinte se ndodhi – është shumë e frikshme”. /Telegrafi/