LAJMI I FUNDIT:

Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, Gola i LVV-së: Po konsolidohet ndërkombëtarisht shtetësia e Kosovës

Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, Gola i LVV-së: Po konsolidohet ndërkombëtarisht shtetësia e Kosovës
Foto: Arkiv

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka thënë se pas vendimit të Qeverisë për pronat e Manastirit të Deçanit po konsolidohet ndërkombëtarisht shtetësia e Kosovës.

Gola, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, Kosova vendoset në rrugën e pakthyeshme të anëtarësimit në Këshill të Evropës.

“Mbi gërmadhat e një trashëgimie të dëmshme negociimesh politike e vendimesh institucionale, po konsolidohet ndërkombëtarisht shtetësia e Kosovës”, ka shkruar Gola, transmeton Telegrafi.


Ai ka thënë se “pas zbatimit në kohë të duhur të një vendimi të pazhbëshëm të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, Kosova vendoset në rrugën e pakthyeshme të anëtarësimit në Këshill të Evropës dhe me këtë, edhe fuqizimit ndërkombëtar të subjektivitetit juridik të Kosovës”.

Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Lexo po ashtu Qeveria i kërkon Agjencisë Kadastrale të Kosovës zbatimin e vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

Vendimin e Qeverisë së Kosovës, e cila i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 për pronën e Manastirit të Deçanit, e kanë mirëpritur shtetet e QUINT-it dhe diplomatë perëndimorë.

Ndërsa, partitë opozitare në vend e kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se Kurti po heq dorë nga kauzat e tij me të cilat erdhi në pushtet. E një ndër to ishte edhe kundërshtimi i dhënies së pronave për Manastirin e Deçanit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori