LAJMI I FUNDIT:

Hapet konkursi për krijimin e sheshit monumental të Adem Jasharit, Rama: Komandant, Prishtina të pret

Hapet konkursi për krijimin e sheshit monumental të Adem Jasharit, Rama: Komandant, Prishtina të pret

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari.

Rama ka thënë se ai do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit.


Shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, shpallet konkurs ndërkombëtar
Lexo po ashtu Shtatorja e Adem Jasharit në Prishtinë, shpallet konkurs ndërkombëtar

“Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë”.

“Komandant Prishtina të pret!”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Konkursi është i hapur për të gjithë artistët, piktorët, arkitektët, dizajnerët grafik, fotografët, artizanët, studentët dhe profesionistët. /Telegrafi/