LAJMI I FUNDIT:

Fehmi Kupina nuk zgjidhet kryesues as në raundin e dytë të votimit, votohet për herë të tretë

Fehmi Kupina nuk zgjidhet kryesues as në raundin e dytë të votimit, votohet për herë të tretë

E plotësuar: Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dështuar edhe në raundin e dytë që të zgjedh kryesuesin e ri.

Nga 30 anëtarë që morën pjesë në votim, 9 prej tyre abstenuan kurse 21 të tjerë votuan pro.

Kujtojmë se në këtë mbledhje nuk po marrin pjesë asamblistët e LDK-së. /Telegrafi/


——

Votohet për herë të dytë, Fehmi Kupina nuk arriti të zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës në ruandin e parë të votimit

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka dështuar që ta zgjedh kryesuesin e ri, kandidatin e pavarur, Fehmi Kupina.

30 anëtarë morën pjesë në votim, 10 absetuan ndërkaq 20 votuan pro. Votimi për zgjedhjen e kryesuesit po vazhdon në raundin e dytë.

Nën drejtimin e Nora Kelmendit, kjo mbledhje e jashtëzakonshme për emërimin e kryesuesit të kuvendit është thirrur nga këshilltarët Komunalë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjatë fjalës së tij tha se LVV nuk do të ketë kandidatë për kryesues të Kuvendit.

Gëzim Sveçla, nga LVV /Foto: Ridvan Slivova/

“Siç po e shihni tash e sa kohë kjo është gjendja si pasojë e LDK-së. Siç jemi deklaruar publikisht LVV nuk ka kandidat të vetin, por me qëllim të lëvizjes së proceseve ne heqim dorë nga ky proces, por ne do të mbështesim kandidatin…”, ka thënë Sveçla.

Ndërsa, shefi i PDK-së Leutrim Retkoceri tha se në shenjë proteste nuk do të mbajnë fjalim.

“Në shenjë proteste nuk do të mbajmë fjalim”, tha Retkoceri.

Ndërkaq, Gëzim Mehmeti nga AKR-ja propozoi Fehmi Kupinën si kandidat për kryesues.

Gëzim Mehmeti, nga AKR /Foto: Ridvan Slivova/

“Duke u bazuar që Kuvendi Komunal nuk ka mbajtur ndonjë seancë të rregullt që një kohë, dhe për tejkalimin e bllokadave në organin Fehmi Kupina propozojë që të zgjidhet kryesues i Kuvendit. Ftoj të gjithë partitë që ta votojnë propozimin tim”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi/