LAJMI I FUNDIT:

PDK kërkon hetim parlamentar: 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë euro u nënshkruan nga shtatë institucione

PDK kërkon hetim parlamentar: 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë euro u nënshkruan nga shtatë institucione
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se ka arsye të mjaftueshme që Kuvendi i Kosovës të themelojë një komision hetimor parlamentar për kontratat njëburimore.

Ai ka thënë se janë rreth 220 kontrata njëburimore në vlerë 153 milionë euro që janë nënshkruar në vitet 2022-2023


“Ato që kanë qenë problematike gjatë Qeverisë Kurti janë dy lloj kontratash që janë burim korrupsioni. Kur flasim për kontratat sekret ne nuk dimë çka ka ndodhur, nuk e dimë as vlerën e tyre as llojin e produkteve këtu përfshihen edhe vaksinat anti-covid. Nëse i shohim kontratat një burimore nga një hulumtim i Partisë Demokratike që është bërë në 7 institucione del që vlera totale për 2022 e 2023 është 153 milionë. Në total për dy vjet kapin shumë 153 milionë 220 kontrata”, tha Tahiri.

Ai shtoi Korporata Energjetike e Kosovës ka nënshkruar 87 kontrata në vlerë rreth 102 milionë euro, pa e përfshirë vitin 2021. Madje Tahiri KEK-un e quajti Korporata Kriminale e Kosovës.

“MKRS , nuk e di ka kanë dalë këto 36 kontrata njëburimore në vlerë 2.4 milionë euro.  MSH pa i përfshirë vaksinat, i kemi 4 milionë euro për kontrata ku janë 6 kontrata në vitin 2022-2023.Pastaj e kemi MASHTI- ku janë 19 milionë euro në 30 kontrata. E kemi Ministrinë e Punëve të Brendshme që i ka 21 milionë e 495 mijë e 694 euro, 20 kontrata.  Ministrinë e Industrisë me 5 kontrata në vlerë 138 mijë euro, dhe Ministria e Infrastrukturës – 32 kontrata 4.3 milionë euro në këto dy vite”, tha Tahiri. /Telgerafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
Kalo në kategori