LAJMI I FUNDIT:

‘Kabul 9’, njësia speciale e inteligjencës ushtarake ukrainase në aksion – godet pozicionet e rusëve në Zaporizhzhia

‘Kabul 9’, njësia speciale e inteligjencës ushtarake ukrainase në aksion – godet pozicionet e rusëve në Zaporizhzhia

Njësia speciale Kabul 9 e inteligjencës ushtarake ukrainase, po vazhdon të identifikojë dhe shkatërrojë makinerinë dhe personelin ushtarake të forcave pushtuese ruse.

Gjatë një aksioni në rajonin e Zaporizhzhia, ukrainasit arritën t’i shkaktojnë humbje të mëdha forcave të Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.


Në videon e publikuar më poshtë, shihet rezultati i punës njëditore të kësaj njësie speciale të inteligjencës ushtarake të ukrainasve.

Një zjarr i madh shpërthen në aeroportin e Soçit në Rusi
Lexo po ashtu Një zjarr i madh shpërthen në aeroportin e Soçit në Rusi

Ukrainasit zbuluan dhe shkatërruan dy automjete ushtarake dhe një SUV civil, që i përkisnin forcave pushtuese ruse – sikurse edhe kompleksin që e shfrytëzonin për vëzhgim.

Në anën tjetër, ukrainasit janë duke vazhduar të sulmojnë pozicionet e ushtrisë ruse, në veçanti në rajonet që aktualisht janë nën kontrollin e forcave ruse. /Telegrafi/