LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Gërdecit, Mediu: Nuk ka asnjë fakt që implikon ministrin e Mbrojtjes

Dosja e Gërdecit, Mediu: Nuk ka asnjë fakt që implikon ministrin e Mbrojtjes

Ish-ministri shqiptar i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka thënë sot se nuk ka asnjë fakt që implikon ministrin e Mbrojtjes në çështjen Gërdeci.

Sipas tij duhet të merren në pyetje edhe dëshmitarët.


Në një prononcim për median pasi ka dal nga seanca gjyqësore për Gërdecin e mbajtur sot, Mediu tha se “në 17 vite është bërë një histori mediatike duke lozur me ndjenjat e familjarëve që kanë humbur të afërmit e tyre për ta mbajtur gjallë në fushata elektorale me interesa politike.”

“Në këto seanca gjyqësore ka dalë që nuk asnjë fjalë jo më fakt që të implikojë ministrin në shpërdorim detyre të akteve ligjore që ka pasur. Ministri ka respektuar ekspertizën ushtarake autoritete civile dhe ushtarake. Ka respektuar ekspertizën ushtarake”, tha Mediu.

“Ajo që lidhet me pjesën tjetër të prokurorisë për të pyetur përfaqësuesi e kompanisë SAC, është fakti se një kompani që ka marrëdhënie juridike me ministrin e Mbrojtjes që ka nënshkruar akte ligjore shikohet si akt sporadik i këtij procesi.

Nëse duan të vërtetën, ajo del nga ballafaqimi dhe shoh që nuk merren në konsideratë dëshmitë e marra në procesin e hetimit, në një kohë kur duhet të ishte interesi i kundërt dhe mendoj që pyetja e përfaqësuesit të kompanisë SAC që ka qenë në gërdec do të ishte më e plotë nëse ne do të bënim nëpërmjet këtij procesi pyetjen për t’i shkuar të vërtetës deri në fund”, deklaroi Mediu për mediat.

Deklarata e Mediut në seancë

E nderuar Znj.Gjyqtare!

Në seancën e kaluar prokurori kërkoj që unë të pyetem.

Që në krye të herës dua të them se:

Pavarësisht se ky proces penal kundër meje ka nisur dhe po vazhdon në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, kam zgjedhur të respektoj intitucionin e Gjykatës dhe Prokurorisë dhe kundërshtimin ndaj kësaj paligjshmërie ta bëj në këtë sallë.

Nuk kam bërë politikë me këtë cështje dhe pse sic theksova, paligjëshmëria për cdo njeri me dije minimale juridike është flagrante dhe nuk i jam shmangur apo larguar qoftë edhe një cast përballjes me drejtësinë në këto 17 vite.

Kam qenë këtu në cdo seancë për të dëgjuar me vëmendje të gjithë dëshmitarët me të cilët akuza pretendon të provojë fajësin time.

Asnjëri prej tyre nuk ka dëshmuar qoftë edhe një fjalë të vetme kundër veprimeve të mia, madje kanë treguar qartë se Ministri nuk ka përcaktuar Gërdecin, nuk ka përcaktuar kalibrat si dhe nuk ka përgjegjësi për zbatimin e Rregullores së trajtimit të municioneve sepse ato janë cështje tërësisht ushtarake.

Ministri si autoritet civil drejtues i Ministrisë së Mbrojtjes, ka respektuar vendimet e strukturave civile dhe ushtarake të ngarkuara me ligj.

Nuk ka asnjë dëshmi që të kem, injoruar dhe ndikuar në asnjë rast vendimarrjen e tyre.

Kam zbatuar ligjin dhe detyrat e mija si Ministër i Mbrojtjes. Kam kërkuar nga strukturat ushtarake dhe civile të raportojnë detyrat e ngarkuara me ligj në mënyrë periodike tek autoritet e tyre drejtuese dhe tek Ministri.

Nuk ka pasur asnjë raportim për moszbatim të detyrimeve ligjore apo rregullave të trajtimit të municioneve.

Do të jem këtu në cdo moment për të debatuar dhe vlerësuar cdo dokument apo fakt që kërkon të sjell prokuroria si provë në këtë proces.

Kam bindjen se vlerësimi i paanshëm dhe i vërtetë me ekspertë i akteve të ekspertimeve ushtarake, ekonomike dhe fakti pse ka ndoshur ngjarja, do të hidhnin dritë mbi të vërtetën e cila manipulohet qëllimisht prej 17 vitesh.

E nderuar Znj. Gjyqtare, për 17 vite unë nuk jam pyetur.

SPAK për dy vjet nuk më pyeti dhe hetoj cfarë donte, padyshim kjo është detyra e SPAK të hetojë, por mendoj se në dy vite duhet të kishte pasur vullnetin për të dëgjuar dhe të vërtetën time për të bërë drejtësi dhe për të ndryshuar edhe veprimet e qëllimshme të ish-Prokurorëve.

Për fat të keq kjo nuk ndodhi.

Prokuroria ka kërkuar të pyetem në fund të dëshmitarëve që ka paraqitur.

Po Znj.Gjyqtare pranoj tu përgjigjem cdo pyetje të prokurorëve apo pyetjeve tuaja, por do ta bëj këtë në fund të këtij procesi, mbasi të jenë dëgjuar gjithë dëshmitarët e palëve dhe të jenë shqyrtuar të gjitha aktet dhe provat shkresore.

Përndryshe zhvillimi i seancës së pyetjeve ndaj meje, në këtë moment të procesit do të jetë thjeshtë një akt formal, që nuk i shërben aspak të vërtetës, por thjeshtë statitikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori