Gjykata Themelore në Ferizaj është deklaruar në lidhje me zjarrin që ka kapluar objektin e degës së kësaj gjykate në Kaçanik, rreth orës 04:00 të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas njoftimit, nga zjarri janë përfshirë dy zyra që ndodhen në katin e II-të të këtij objekti.
“Ju informojmë se sot më 13 mars 2024, rreth orës 04:00 të mëngjesit, zjarri ka kapluar një pjesë e dy zyrave të katit të II-të të objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj – Dega në Kaçanik”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, bëhet e ditur se ekipi i zjarrfikësve dhe policia kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
“Janë ndërmarrë masat e nevojshme dhe zjarri është shuar si dhe kanë zhvilluar procedurat dhe marrjen e provave. Si pasojë e zjarrit ka pas dëme materiale, por jo pasoja me njerëz.
Sipas të dhënave të organeve kompetente, dyshohet për zjarrvënie nga persona të panjohur deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251