LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt – dega në Kaçanik

Përfshihet nga zjarri objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt – dega në Kaçanik

Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt – dega në Kaçanik, është përfshirë nga zjarri në orët e para të së mërkurës.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se zjarri është lokalizuar dhe si pasojë e tij janë dëmtuar dy zyre të objekti.


“Ju njoftojmë se me datën 13.03.2024 rreth orës 03:55 kemi pranuar një informatë se në Objektin e Gjykatës Themelore- dega në Kaçanik ishte një zjarrëvënie. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të zjarrfikësve të cilët rreth orës 04:40 kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin”.

“Si pasojë e këtij incidenti nga zjarri janë dëmtuar dy zyre të kësaj gjykate”, ka njoftuar Veseli.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe patrullat e stacionit të Kaçanikut e më pas edhe hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet intensive.

“Nga hetimet e para dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie nga tre persona të panjohur, e që hetuesit policorë janë duke grumbulluar informacione në terren në zbardhjen sa më shpejtë të këtij rasti”, ka shtuar zëdhënësi i policisë. /Telegrafi/