LAJMI I FUNDIT:

Rafineritë ruse të naftës goditen nga dronët ukrainas

Rafineritë ruse të naftës goditen nga dronët ukrainas

Flota e dronëve ukrainas kishin shënjestruar Rusinë gjatë 24 orëve, duke shkaktuar disa shpërthime dhe zjarre të mëdha në rafineritë e naftës, ku si pasojë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike.

Këto raportime vijnë në kohën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se situata në vijën e frontit është më e mira në tre muajt e fundit – ku trupat ruse nuk po avancojnë pas marrjes së qytetit të Avdiivkas në lindje të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Rafineritë ruse të naftës në rajonet Oryol dhe Nizhny Novgorod, ishin të përfshira nga zjarri pas sulmeve me dronë.


Në anën tjetër, rusët kanë pretenduar se mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar 25 dronë tjerë, që ishin lansuar nga ukrainasit në rajone të ndryshme të Rusisë.

Nizhny Novgorod është afro 1 mijë kilometra nga kufiri me Ukrainën, dhe shtrihet rreth 400 kilometra në lindje të Moskës.

Guvernatori i Oryolit, Andrey Klychkov, tha se ukrainasit kryen sulme me dronë mbi rafineritë e naftës, derisa ka cituar ekipet e terrenit që njoftuan se të paktën një rezervuar është përfshirë nga zjarri. Rajonit i Oryolit është rreth 150 kilometra nga kufiri me Ukrainën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

I thur lavde babait të tij, Franca dëbon djalin e Osama bin Ladenit

Botë
Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, lideri rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë

Evropa
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Uragani Milton niset drejt Floridës, meteorologu emocionohet në transmetim ndërsa flet për intenstitetin e pabesueshëm të stuhisë

Amerika
Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Si në filma, evakuohet familja e oficerit të marinës ukrainase në Krimenë e pushtuar – gjithçka ndodhi para “hundës” së FSB-së

Evropa
Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Irani paralajmëron Izraelin për pasojat në rast se vendosë ta sulmojë

Azia
Kalo në kategori