Sulmi që Moska ndërmori kundër Ukrainës, është shndërruar në luftë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ndonëse lufta është në një fazë ende të vakët; ajo mund të nxehet në mënyrë domethënëse gjatë vitit të ardhshëm. Qëllimi i Moskës është të përçajë Perëndimin dhe të pushtojë territoret që dikur i përkisnin perandorisë sovjetike.
Sulmet e saj joushtarake ndaj Perëndimit, kanë filluar mbi dy dekada më parë kur Putini u bë president – veçanërisht përmes sulmeve dezinformuese, korruptimit të politikës dhe varësisë energjetike. E pikërisht për shkak të reagimit të dobët të Uashingtonit, Kremlini e përshkallëzoi sulmin në luftë të armatosur ndaj Ukrainës.
Në shkurt të vitit 2022, Putini ia dha një paralajmërim Uashingtonit, sipas të cilit NATO duhej të anulonte vendimin e saj për të përfshirë Evropën Qendrore në Aleancë si dhe duhej të hiqte të gjitha armët pranë kufijve të Rusisë. Për më tepër, teksa Ukraina aspironte anëtarësimin në NATO për t’u vetëmbrojtur, Moska donte ta ndalonte me çdo kusht këtë proces.
Sipas përllogaritjeve të saj, Kievi nuk do të rezistonte gjatë, mbështetja e Perëndimit për Ukrainën do të ishte e përçarë, nuk do të kishte sanksione ekonomike dhe popujt e Perëndimit do të lodheshin shpejt nga lufta. Për më tepër, Moska vijon të mbështetet mbi retorikën se fitorja e Rusisë është e pashmangshme.
Kremlini e konsideron të ardhmen e Ukrainës vendimtare për të ardhmen e Rusisë, pasi pa nënshtrimin ose zhdukjen e tërësishme të Ukrainës, federata ruse do të shpërbëhet. Në fakt, kjo është pikërisht çfarë duhet t’i inkurajojë qeveritë perëndimore që të mbështesin Ukrainën të fitojë luftën. Nëse Uashingtonit i duhet të zgjedh mes kapitullimit të Ukrainës të shoqëruar me fuqizimin e Rusisë dhe fitores së Ukrainës që shoqërohet me shpërbërjen e Rusisë, atëherë qëllimi nuk mund të jetë veçse shpërbërja e perandorisë së fundit të Evropës.
Alternativa e parë, pra fitorja e mundshme e Rusisë në Ukrainë, i ka bindur disa anëtarë të NATO-s se kjo do të thotë luftë më përfshirëse në të ardhmen. Ministrat e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Polonisë, Norvegjisë dhe disa aleatëve të tjerë, janë të mendimit se Perëndimi duhet të përgatitet për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Paralajmërimet e tyre synojnë të tërheqin vëmendjen në tri pika: së pari, Evropa nuk mund të vazhdojë të varet nga ShBA-ja, veçanërisht nëse Trumpi zgjidhet sërish president; së dyti, Evropa vijon të jetë e papërgatitur dhe e keqpajisur ushtarakisht; dhe, së treti, çfarëdo lëshimi territorial nga ana Ukrainës kundrejt Rusisë, do ta inkurajonte Moskën që të përballej ushtarakisht drejtpërdrejt me NATO-n.
Ndonëse mundësia kërcënuese e një lufte bërthamore ngjall frikë në mesin e zyrtarëve perëndimorë, (duhet kuptuar se) liderët rusë nuk do të bënin vetëvrasje duke i përdorur ato kundër NATO-s, pasi sulmet bërthamore të NATO-s do të zhduknin nga faqja e dheut të gjitha qytetet kryesore të Rusisë. Ashtu si elita sovjetike, klika aktuale e zyrtarëve të korruptuar rusë ka për qëllim të mbijetojë dhe të mbrojë të ardhmen e vet politike dhe pasurinë e vet. Megjithatë, një rrezik domethënës që po shfaqet në horizont është hezitimi i mundshëm i Uashingtonit për të ndërhyrë në rast se Rusia sulmon ushtarakisht në territoret e NATO-s. Shkatërrimi i disa objekteve infrastrukturore apo ushtarake pa një kundërpërgjigje nga aleatët, nën udhëheqjen e SHBA-ve, do t’ia shtonte ambiciet Moskës.
Atëherë, Uashingtoni do të ishte përballë një zgjedhjeje të vështirë: ose do të braktiste aleatët e vet ose do të detyrohej të hynte në një tjetër luftë evropiane. Prandaj, vendosja e forcave dhe bazave amerikane përgjatë frontit lindor të NATO-s, që nga Estonia e Polonia e deri në Rumani e Shqipëri, është e rëndësishme dhe shfaq angazhimin e ShBA-së.
Një luftë e drejtpërdrejtë ShBA-Rusi mund të shmanget nëse, përgjatë muajve të ardhshëm, Ukraina armatoset plotësisht dhe kështu mund ushtrinë ruse pasi, tashmë, forcat e saj ushtarake i kanë treguar aftësitë e veta. Në të njëjtën kohë, ShBA-ja dhe BE-ja kanë ekonomi dhe burime shumë më të mëdha se Rusia dhe pikëpyetja e vetme është vullneti dhe vendosmëria e liderëve të Aleancës për t’i siguruar Ukrainës armë dhe municione.
Derisa disa vende evropiane tashmë po i zgjerojnë industritë e veta të mbrojtjes dhe po e shtojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, vihet re edhe konsensusi i fortë dypartiak për NATO-n dhe Ukrainën në të dy dhomat e Kongresit të ShBA-së. Sondazhet e fundit të opinionit publik, gjithashtu tregojnë se shumica dërrmuese e popullit amerikan mbështet armatosjen e Ukrainës. Shumë republikanë me peshë janë të vetëdijshëm për urgjencën dhe rëndësinë e mposhtjes, nga Kievi, të një prej kundërshtarëve kryesorë të Amerikës.
Gjysma e ushtrisë profesioniste të Rusisë tashmë është shpartalluar në Ukrainë dhe duke shpenzuar më pak se pesë përqind të buxhetit vjetor të Amerikës për mbrojtjen, ky misioni mund të përmbushet.
Që politikëbërësit ndërkombëtarë të Uashingtonit të triumfojnë në plan afatgjatë, ata duhet të inkurajohen të përmbushin parimet e tyre, ndërsa izolacionistët të mos votohen në nëntor. Në të njëjtën kohë, administrata Biden duhet të përdorë mënyra të guximshme dhe inovative për të armatosur Ukrainën, duke përfshirë përdorimin e miliarda dollarëve të aseteve të ngrira të shtetit rus në Perëndim dhe dhënien e armëve të tepërta të cilat nuk janë më të nevojshme për forcat amerikane.
Beteja kyçe e kësaj lufte midis Rusisë dhe Amerikës është fitorja e Ukrainës, duke çliruar të gjitha territoret e veta. Kjo do të parandalojë një konflikt më të gjerë dhe një luftë mirëfilltazi të zjarrtë midis Amerikës dhe Rusisë. /Gazeta “Dita”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Andrew-Rawnsley-380x233.jpg)
Evropianët kanë të drejtë të zemërohen me Trumpin, por duhet të zemërohen edhe me vetveten
![Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Trump9-380x233.jpg)
Telefonata e Trumpit për Putinin kërcënon sigurinë e Perëndimit me katastrofë
![Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Timothy-Garton-Ash-e1718263351942-380x233.jpg)
Dorëzimi i pakuptimtë i Trumpit ndaj Putinit është tradhti ndaj Ukrainës – dhe një marrëveshje e tmerrshme
![“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-780x439.jpg)
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje
![Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2024-11-13T161832Z_511547018_RC2G4BAXVCLF_RTRMADP_3_USA-TRUMP-BIDEN-1200x800-1-780x439.jpg)
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës
![Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/naci-gorur-780x439.jpg)
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit
![Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-91-780x439.jpg)
Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën: Secili çift ka mosmarrëveshje, ulje dhe ngritje në raport - unë nuk e di
![Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kelly-780x439.png)
Zbulohet raporti mes Xhenetës dhe banorit të ri të Big Brother VIP Albania, Kelly
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë