Elon Musk në shenjë “hakmarrjeje” ndaj OpenAl prezanton chatbotin “Grok” me burim të hapur
Elon Musk ka njoftuar se startupi i tij i Inteligjencës Artificiale (Al), xAl, do të vjen me një funksion të ri “Grok” si rival i ChatGPT-së.
Ky hap nga miliarderi vjen vetëm disa ditë pasi ai e paditi OpenAl për braktisjen e misionit origjinal të kompanisë në kërkim të të ardhurave.
Musk disa herë ka paralajmëruar për raste kur teknologjia keqpërdoret për përfitime nga kompani të mëdha teknologjike si Google.
Edhe pse ishte bashkëthemelues i saj, ai ngriti padi kundër OpenAl të mbështetur nga Microsoft, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.
Si kundërpërgjigje, OpenAl i publikoi emailet që tregonin se CEO i Tesla-s ka mbështetur planin për të krijuar një entitet fitimprurës.
“Këtë javë, xAl do të prezantoj Grok”, tha Musk në një postim në X.
This week, @xAI will open source Grok
— Elon Musk (@elonmusk) March 11, 2024
Lëvizja mund t’i jap përdoruesve qasje falas për të eksperimentuar me teknologjinë artificiale.
Gjithashtu, edhe Google ka prezantuar një model të ri me Al të quajtur Gemma të cilën përdoruesit mund ta modelojnë sipas nevojave të tyre.
Ndërsa kjo teknologji me burim të hapur mund të ndihmojë në përshpejtimin e inovacioneve, disa ekspertë kanë paralajmëruar se modelet e Al me burim të hapur mund të përdoren edhe nga terroristët për të krijuar armë kimike apo për të zhvilluar inteligjencë përtej kontrollit njerëzor.
Por, në lidhje me këtë shqetësim, Musk ka propozuar një “arbitër të tretë” i cili do të mbikëqyrte kompanitë me Al dhe do të jepte alarmin nëse diçka nuk shkon siç duhet.
Ndryshe, Musk prezantoi xAl vitin e kaluar në përpjekje të asaj që ai e quan “inteligjenca artificiale maksimale e kërkimit të së vërtetës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJo vetëm TikTok, SHBA bllokon edhe disa aplikacione tjera me pronësi kineze
Kush është Mira Murati dhe a vjen nga Shqipëria? - Si përgjigjet, ChatGPT në pyetjet lidhur me inxhinieren e njohur
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
“Më pëlqen TikTok!”, thotë Trump teksa deklaron rikthimin e shërbimit të aplikacionit në SHBA
Miliarderi Warren Buffet më në fund ka ndërruar telefonin 20 dollarësh për një iPhone
Shqiptarja që po transformon botën me Al: Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale - nisin punësimet e para
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë