LAJMI I FUNDIT:

Njerëzit ‘fluturuan nëpër kabinë’: Rreth 50 të lënduar pasi një aeroplan pati një ‘problem teknik’ gjatë fluturimit Sydney-Auckland

Njerëzit ‘fluturuan nëpër kabinë’: Rreth 50 të lënduar pasi një aeroplan pati një ‘problem teknik’ gjatë fluturimit Sydney-Auckland

Njerëzit “fluturuan nëpër kabinë” pas një incidenti në bordin e një aeroplani për në Auckland që la një person të lënduar rëndë dhe 50 të tjerë gjithashtu të trajtuar për lëndime më të lehta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, LATAM Airlines Group tha se fluturimi LA800 kishte një “problem teknik gjatë fluturimit i cili shkaktoi një dridhje të fortë” në rrugën e tij nga Sydney në Auckland.

“Disa pasagjerë dhe ekuipazhi i kabinës u prekën nga kjo. Ata morën ndihmë të menjëhershme dhe u vlerësuan ose u trajtuan nga personeli mjekësor në aeroport sipas nevojës”.


Një pasagjer që dha emrin Jacinto, tha se kishte një “rënie në ajër” që preku shumë pasagjerë.

“Njerëzit fluturuan nëpër kabinë”, tha ai. “Shumë njerëz u lënduan. Një numër i pasagjerëve nuk kishin vendosur rripat e sigurimit në atë kohë. Njerëzit ishin vërtet të frikësuar gjithashtu.

St John Ambulance tha se u njoftua për incidentin në orën 15:58 (sipas kohës lokale).

Pesë ambulanca dhe dy automjete të reagimit të shpejtë shkuan me shpejtësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Auckland.

“Ekuipazhet tona të ambulancës vlerësuan dhe trajtuan afërsisht 50 pacientë, me një pacient në gjendje të rëndë dhe pjesën tjetër në gjendje të moderuar deri të lehtë”, ka thënë St John Ambulance.

Jacinto nuk u lëndua vetë, por iu desh të qëndronte në aeroplan për një kohë pasi ai u ul, ndërsa mjekët vlerësuan të gjithë pasagjerët.

Fluturimi tjetër i aeroplanit për në Santiago ishte anuluar dhe ai nuk ishte ende i sigurt se çfarë po ndodhte, tha ai.

Aeroporti i Auckland tha në një deklaratë se ekipi i tij i shërbimit të urgjencës “iu përgjigj një kërkese për mbështetje mjekësore” nga fluturimi LATAM. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën

Evropa
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit

Botë
Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Shtatë vendet me ajrin më të pastër në botë

Botë
Kalo në kategori