LAJMI I FUNDIT:

“Ai nuk do të japë asnjë qindarkë”: Orban përshkruan ‘planet e detajuara’ të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

“Ai nuk do të japë asnjë qindarkë”: Orban përshkruan ‘planet e detajuara’ të Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili u takua me kandidatin presidencial amerikan Donald Trump më 8 mars, ka pohuar se Trump ka “plane mjaft të detajuara” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Por sipas tij, Trump nuk do të japë “asnjë qindarkë” për të luftuar agresionin rus në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Sipas Orban, Trump ka “plane mjaft të detajuara” se si t’i japë fund luftës ruso-ukrainase dhe planet e tij përputhen me interesat e Hungarisë.

Vjen reagimi i Ukrainës pas thirrjes së Papës për të "ngritur flamurin e bardhë"
Lexo po ashtu Vjen reagimi i Ukrainës pas thirrjes së Papës për të "ngritur flamurin e bardhë"

“Ai ka një vizion shumë të qartë me të cilin është e vështirë të mos pajtohesh. Ai thotë si vijon: së pari, ai nuk do të japë asnjë qindarkë për luftën ruso-ukrainase. Kjo është arsyeja pse lufta do të përfundojë, sepse është e qartë se Ukraina nuk mund të qëndrojë në këmbët e veta. Nëse amerikanët nuk japin para dhe armë së bashku me evropianët, lufta do të përfundojë. Dhe nëse amerikanët nuk japin para, atëherë evropianët nuk do të mund të financojnë vetëm këtë luftë. Dhe atëherë lufta do të përfundojë”.

Çështja është, shtoi Orban, se SHBA nuk dëshiron të financojë sigurinë e Evropës.

“Nëse evropianët kanë frikë nga rusët ose duan të kenë një nivel të lartë sigurie në përgjithësi, ata duhet të paguajnë për këtë. Ose duke ndërtuar ushtrinë e tyre dhe pajisjet e tyre, ose nëse përdorin amerikanët për këtë, duke paguar amerikanët një çmim, çmimin e sigurisë. Kështu që ai [Trump] po flet drejtpërdrejt dhe qartë”, tha kryeministri hungarez.

Orban gjithashtu vuri në dukje se Trump ishte “presidenti i parë në një kohë të gjatë që nuk filloi një luftë gjatë mandatit të tij”.

Ndryshe, Orban u takua me Trump në Florida më 8 mars.

Imazhe satelitore që zbulojnë zgjerimin e varrezave ruse të luftës, pas humbjeve të mëdha të trupave në Ukrainë
Lexo po ashtu Imazhe satelitore që zbulojnë zgjerimin e varrezave ruse të luftës, pas humbjeve të mëdha të trupave në Ukrainë

Të dy diskutuan “një gamë të gjerë çështjesh që prekin Hungarinë dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë rëndësinë kryesore të kufijve të fortë dhe të sigurt për të mbrojtur sovranitetin e çdo kombi”.

Orban ishte edhe një herë plot lëvdata për Trump pas takimit, duke pretenduar se “bota do të ishte një vend më i mirë” nëse ai do të kthehej në pushtet.

Trump, nga ana tjetër, e komplimentoi Orbanin, duke e quajtur atë një “lider fantastik”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Pamje që tregojnë sulmin e fundit të ushtrisë ukrainase në Krime

Evropa
Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Zelensky nënshkruan dy ligje të reja rreth shërbimit ushtarak

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori