Dy shqiptarë ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë pas një përplasje me armë zjarri mbrëmjen e sotme (9 mars) me një grup maroken në sheshin Aldo Moro, në qendër të qytetit Frosinone.
Njëri prej shqiptarëve të përfshirë në përplasjen me armë ndërroi jetë në vendngjarje ndërsa tjetri në spital.
La Repubblica shkruan se viktimat dhe të plagosurit ishin ulur në një tavolinë në restorant. Ndërsa menjëherë kanë ardhur me një makinë tip “Lancia” grupi i marokenëve të cilët janë përplasur fizikisht me shqiptarët dhe një prej tyre nga makina ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shqiptarëve.
Ende nuk dihet identiteti i shqiptarëve të vrarë dhe i të plagosurve. Në vendngjarje, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë që tronditi vendin.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryebashkiaku i Frosinones, i cili ishte shokuar nga ngjarja tragjike.
“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme. Është një plagë për të gjithë qytetin. Mund të konfirmoj që nesër në mëngjes do të flasim me prefektin”, tha kryetari i bashkisë Frosinone, Riccardo Mastrangel.
Mediat italiane kanë publikuar pamjet nga vendi ngjarjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251