LAJMI I FUNDIT:

​Paralajmërimet për hartimin e një drafti të ri për Asociacionin, opozita i quan manovra politike

​Paralajmërimet për hartimin e një drafti të ri për Asociacionin, opozita i quan manovra politike

Partitë opozitare dhe shoqëria civile po i konsiderojnë manovra politike dhe të vonshme deklaratat e pushtetarëve se qeveria do të hartojë vetë një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, qasja e ekzekutivit në dialog është në dëm të forcimit të subjektivitetit dhe përfundimit të procesit të dialogut.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, thotë për KosovaPress se qëndrimet e tilla të pushtetit nuk janë serioze dhe se po bëhen vetëm për fushatë elektorale.

“Këto janë taktika elektorale, fatkeqësisht janë në dëm të forcimit të subjektivitetit të Kosovës dhe përfundimit të procesit të dialogut, sidomos në obligimet e marra që janë stërzgjatur në kuptimin e implementimit të tyre dhe që kanë derivuar edhe me një marrëveshje të keqe, siç është marrëveshja e Ohrit, me dy pika që janë tepër të kontestuar dhe problematike për Kosovën. Kjo sjellje është populiste në kuptimin edhe të menaxhimit të këtij procesi, por jo pa pasoja për Kosovën dhe shtetësinë e saj”, thotë Zemaj.


Ndërkaq, sipas deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, Qeveria e Kosovës përmes manovrave politike po tenton t’i ikë dërgimit në kushtetuese të draft-statutit të Asociacionit, të propozuar nga euro-amerikanët.

Ajo thekson se përveç kësaj deklaratat e pushtetarëve se Kosova do të hartojë draftin e vet për Asociacionin janë të vonshme, pasi Kurti e ka pranuar të njëjtin në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

“Thjesht po i shoh si manovra politike, taktika dhe të vonshme. Para se të dorëzohet drafti i asociacionit nga Bashkimi Evropian, aleatët tanë, amerikanët dhe të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it që i kemi takuar në Komisionin për punë të jashtme kanë kërkuar që Kosova të hartojë draftin e asociacionit vetë. Në tavolinën e diskutimit ne të prezantohemi me draftin tonë, i cili normalisht nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, thekson deputetja e AAK-së.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Çohu, Arton Demhasaj, thotë për KosovaPress se tendencat se tani Qeveria do të propozojë një draft për statutin e asociacionit janë amatorizëm politik.

Sipas tij, ekzekutivi ka pasur mundësi ta bëjë një gjë të tillë shumë kohë më para, mirëpo ka anashkaluar kërkesat e faktorit ndërkombëtar dhe veçmas të ShBA-së.

“Ky është amatorizëm politik që qeveria jonë po e tregon. Para se të arrihet marrëveshja bazë në Bruksel. Ne kemi pasur kërkesë eksplicite nga SHBA-ja që Kosova vetë të hartojë një draft të komunave me shumicë serbe, ndërkaq ne kemi rezistuar dhe nuk e kemi bërë këtë. Kemi pranuar marrëveshjen dhe aneksin e Ohrit dhe pavarësisht kësaj ne prapë kemi rezistuar dhe nuk kemi hartuar draft të statutit të asociacionit që e kanë kërkuar partnerët tanë ndërkombëtar, veçmas amerikanët.

Kur ka ardhur një draft që është prezantuar nga BE-ja, kryeministri Kurti ka dalë dhe ka pranuar në parim atë draft, madje ka dërguar komente për të…Ne nuk është dashur lejuar që BE-ja të hartojë draft për asociacionin, por është dashur ne vetë duke u bazuar te Kushtetuta jonë, te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e vitit 2015, ne të hartojmë draftin që është brenda kornizës kushtetuese”, deklaron Demahasaj.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ditë më parë ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft-statut për themelimin e Asociacionit. Sipas tij, Qeveria në momentin e duhur do të propozojë draftin e vetë për themelimin e asociacionit.

“I vetmi obligim që e ka Kosova është marrëveshja e vitit 2013. Mendoj se BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë asociacion Kosovës. Është gabim të mendohet se është kompetencë e BE-së që të na e caktojë neve, kurse kompetencë e jona ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndoshta zotëri Hovenier e ka pasur fjalën që Kosova të propozojë një draft të asociacionit. Kjo është një temë tjetër. Unë nuk e kam kuptuar ashtu siç e paske kuptuar ti. Unë e kam kuptuar që Kosova me iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një draft, por unë nuk mendoj se është kompetencë e BE-së t’i propozojë draft Kosovës dhe Kosova të qëndrojë gatitu për draftin që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedurë”, tha Konjufca.

Gjatë kësaj jave ka qëndruar në Kosovë, emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak. Ai ka potencuar nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. /Kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori