LAJMI I FUNDIT:

Anthony Joshua e rrëzoi Francis Ngannou tre herë për të fituar me nokaut shkatërrues në raundin e dytë

Anthony Joshua e rrëzoi Francis Ngannou tre herë për të fituar me nokaut shkatërrues në raundin e dytë

Anthony Joshua tani është rikthyer fuqishëm në luftën për titullit botëror pas një fitoreje të madhe ndaj Francis Ngannou, që në raundin e dytë me nokaut.

AJ ishte i përsosur, i qetë dhe i matur, ndërkohë që ishte i pamëshirshëm dhe i egër kur duhej, duke mos i lënë asnjë shans kamerunasit.

Britaniku e nisi fuqishëm që në raundin e parë, ku e rrëzoi një herë gjigantin nga Kamerunit me një të majtë të fuqishme.


Ai arriti të ngritët në këmbë për të vazhduar meçin në raundin e parë.

Edhe në raundin e dytë AJ shpërtheu me një të shkëlqyer të djathtë që e goditi Ngannou, duke e dërguar drejt numërimit, por ai i ngritë sërish.

Ngannou u godit përsëri dhe u rrëzua, me gjyqtarin që tregoi se ku meç ka mbaruar.

Meçi i sotëm dhe fitoret e fundit të Anthony Joshuas, po tregojnë se britaniku po kthehet në nivelin e tij dhe së shpejti do të ketë mundësi të luftojë për tituj./Telegrafi/