LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Dimitrovska: Antikorrupsioni ka mbështetjen në realizimin e obligimeve ligjore

Xhaferi-Dimitrovska: Antikorrupsioni ka mbështetjen në realizimin e obligimeve ligjore

Kryeministri Talat Xhaferi, ka takuar kryetaren e sapo zgjedhur të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) Tatjana Dimitrovska dhe anëtarët e përbërjes së re të Komisionit.

Xhaferi tha se Komisioni për Antikorrupsioni ka mbështetjen në realizimin e obligimeve ligjore.

Të vazhdojë procesi i zhvillimit të Komisionit Antikorrupsion, të forcohet statusi si dhe në mënyrë efektive të zbatohen kompetencat ligjore në fushën e parandalimit të korrupsionit. Ishte ky mesazhi që dol nga takimi I Kryeministrit Xhaferi me përbërjen e re të Antikorrupsionit.


Në këtë takim është diskutuar edhe organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të dyfishta.

“Bashkërisht u theksua se të gjithë subjektet politike, pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, duhet të fokusohen drejt zhvillimit të zgjedhjeve transparente, korrekte dhe demokratike sipas standardeve dhe praktikave evropiane duke marrë parasysh se RMV-ja aspiron për hapa të mëtutjeshëm në procesin e integrimit evropian, për anëtarësim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Bashkërisht është konstatuar pajtimi se sundimi i të drejtës është një nga prioritetet kryesore për të gjithë qytetarët.

Në këtë drejtim, shtojnë nga atje, nevojiten përpjekje të përbashkëta, nga të gjitha palët, të gjyqësorit, të pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv, si dhe të gjerë nga publiku shoqëror, për arritjen e rezultateve të pritura.

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori