Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka publikuar sot uebfaqen Regjistri i pronësisë së mediave në Kosovë.
Përmes një vegëze në uebfaqen kryesore të KPM-së, qytetarët mund të gjejnë informata për mbi 250 të licencuarit nga ky institucion.
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti tha se regjistri i pronësisë së mediave në Kosovë është një faqe që ofron të dhëna të plota për mediat e licencura në KPM.
“Duke filluar që nga emri i të licencuarit, emri i biznesit/OJQ-së, lloji i veprimtarisë, pronësia, adresa, kontaktet, data e lëshimit të licencës, ripërtritjes dhe e skadimit të licencës, mbulueshmëria, gjuha kryesore e transmetimit dhe gjuhët tjera të transmetimit dhe detaje tjera që mund të i interesojnë publikut për mediat e licencuara.
Gjithashtu zhvillimi i kësaj faqe lidhet me zbatimin e objektivave të KPM-së, e që një prej tyre është edhe “Rritja e transparencës së të licencuarve të KPM-së”. Kryetari z.Mehmeti vuri në dukje se ky regjistër i ri ka një rol kritik në forcimin e integritetit dhe transparencës së mediave të licencuara në KPM dhe është në funksion të zbatimit të legjislacionit të KPM-së, konkretisht Rregullores KPM-2023/03, për pronësinë dhe koncentimin e të licencuarve të KPM-së”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, edhe zëvendës ambasadorja e OSBE-së, Cornelia Taylor, përgëzoi për lansimin e faqes së regjistrit të pronësisë së mediave.
“Nga ana e OSBE-së si mbështetëse e këtij projekti, janë të lumtur që shohin një rezultat të tillë të bashkëpunimit dypalësh, i cili do të ngritë transparencën e pronësisë së mediave dhe është një hap drejt përmirësimit të standardeve etike dhe profesionale të medias në vend, si dhe për rritjen e besueshmërisë së informacionit të shpërndarë nga mediat”, tha ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë