Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komisionin hetimor parlamentar lidhur me punësimet në shërbimin e jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Themelimin e këtij komisioni e mirëpriti edhe kryediplomatja Donika Gërvalla, e cila tha se përmes tij do të dëshmohen parregullsitë e shumta ndër vite që kanë ndodhur në MPJD.
Sipas saj, ky komision nuk duhet ta përkufizojë punën vetëm në vitet 2021-2023, megjithëse theksoi se në shërbimin diplomatik ka bërë një reformë të thellë.
Kryediplomatja shtoi se të gjitha vendimet e marra sa i përket gradimeve kanë qenë të rregullta, siç tha janë dëshmuar edhe në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës.
“E mirëpres shumë mundësinë dhe iniciativën për krijimin e një komisioni hetimor që do të merret me punësimet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. E vetmja gjë që do të lusja Kuvendin është që në përkufizimin apo titullin e këtij komisioni të krijohet mundësia për të treguar apo demonstruar që nuk bëhet fjalë vetëm për vitet 2021-2023, por bëhet fjalë për të gjitha punësimet në kuadër të MPJ-së dhe asaj të diasporës”.
“Përndryshe e vlerësoj shumë këtë mundësi për të njoftuar opinionin e gjerë në Kosovë që të gjitha thashethemet, të cilat ekzistojnë për të tashmen dhe të kaluarën për të gjitha faktet që do t’i shpërfaqim gjatë punimeve të këtij komisioni, do të arrijnë të krijojnë një pasqyrë të qartë se çfarë ka ndodhur përgjatë viteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si një prej institucioneve më të përfolura për parregullsitë e shumta që kanë ndodhur përgjatë viteve”, tha Gërvalla.
Ajo përmendi ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, që sipas saj gjatë periudhës së tij nuk janë respektuar kriteret e konkurseve, punësimit dhe se janë caktuar ambasadorët dhe konsujt në oda, kafe dhe që kanë qenë pjesë pazareve politike.
Madje, theksoi se themelimi i këtij komisioni po bëhet si shkak i luftës së brendshme në PDK, për të diskredituar Hoxhajn.
“Me vete kam vendime të panumërta të mëparshme, në të cilat jo vetëm që nuk janë respektuar kriteret e konkurseve, por nuk është respektuar as edhe një kriter i punësimit bazuar në ligjet e Kosovës. Me të njëjtin vendim ish-ministri Enver Hoxhaj, edhe e emëron anëtar të shërbimit të jashtëm personin dhe ia cakton gradën konsull dhe ia cakton emërimin në misionin ku ka shkuar. Të mos flasim edhe për emërime që janë caktuar në oda, në kafe dhe që kanë qenë pjesë e pazareve në prag të zgjedhjeve”.
“Prandaj pavarësisht nga vjen kërkesa dhe me cilat motive vjen, kam përshtypjen që kjo kërkesë që ka ardhur për këtë komision është pjesë e luftës së brendshme brenda PDK-së për të diskredituar persona të caktuar, siç është ish ministri Enver Hoxhaj, sesa që kanë të bëjnë me mua personalisht”, theksoi Gërvalla, shkruan KP.
Megjithatë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se mandati i këtij komisioni hetimor është në periudhën 2021-2023, ashtu siç ka qenë kërkesë në propozimin e parashtruar.
“Vetëm për çështje procedurale, mandati i komisionit hetimor parlamentar në MPJD mbetet ashtu siç ka qenë kërkesë e propozuesit”, theksoi ajo.
Pro themelimit të këtij komisioni votuan 62 deputetë, dy ishin kundër dhe një abstenoi.
Në anën tjetër, Kuvendi nuk pati kuorum për të themeluar komisionin tjetër hetimor, në lidhje mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, pasi nuk morën pjesë në votim deputetët e mazhorancës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A