LAJMI I FUNDIT:

Princ Leka dhe Elia Zaharia paraqiten në gjykatë: Çifti duhet të mbajë pesë metra distancë larg njëri-tjetrit, pajisen edhe me urdhër mbrojtje

Princ Leka dhe Elia Zaharia paraqiten në gjykatë: Çifti duhet të mbajë pesë metra distancë larg njëri-tjetrit, pajisen edhe me urdhër mbrojtje
Elia Zaharia në gjykatë (Foto: TCH)

Çifti i njohur, Princ Leka dhe Elia Zaharia, të cilët janë në një proces divorci, janë përballur sot në Gjykatën e Tiranës pas një përplasjeje fizike që u dokumentua përmes videoje një ditë më parë. Incidenti shkaktoi një valë reagimesh dhe çoi në veprime të shpejta ligjore.

Gazetarja Anila Hoxha njoftoi se gjyqtari i dhomës civile, Artan Haradinaj, ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje për të dyja palët.

Sipas informacioneve të siguruara nga burime pranë çështjes, vendimi parashikon që Princ Leka të lejohet të takojë vajzën e tyre të përbashkët, e cila është vetëm 3 vjeç, por vetëm në praninë e dados. Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar që çifti të ruajë një distancë prej të paktën pesë metrash nga njëri-tjetri në çdo rast.


Ky vendim mbërrin pas publicitetit negativ që ka përshkënditur figuren e çiftit mbretëror dhe ka çuar në një pritshmëri të lartë për një zgjidhje ligjore.

Vendimi i gjykatës së Tiranës vjen si një masë parandaluese për të shmangur përplasje të mëtejshme dhe për të siguruar mirëqenien e të voglës, që tani është në mes të një konflikti që ka tërhequr sytë e opinonit publik.

Rasti i Princ Lekës dhe Elia Zaharias tregon se si konfliktet personale, pavarësisht statuteve dhe profileve të larta, trajtohen sipas standardeve dhe procedurave ligjore për të mbrojtur të drejtat e individëve dhe sigurinë e tyre. Gjykata do të monitorojë zbatimin e vendimit dhe do të ndërhyjë nëse kushtet specifike të urdhrit mbrojtës nuk respektohen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë

Magazina
Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Nuk e harron akoma - Gjesti përlotet derisa i shkruan letër Diellzës

Magazina
Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Ish-shoku: Gjesti po gënjen, është akoma në lidhje me Diellzën - ka ushtruar edhe dhunë fizike në të

Magazina
“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

“O Zot i madh më ndihmo” - Gjesti nuk pranon të lexoj letrën që shkroi në Big Brother

Magazina
Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Gjesti befasohet nga fjalët emocionuese të Eglit në letër, derisa ai i shkroi ish-partneres

Magazina
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina

Magazina
Kalo në kategori