LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, as votat e AAK-së nuk “kryejnë punë”

Kuvendi sërish nuk arrin t’i miratojë marrëveshjet ndërkombëtare, as votat e AAK-së nuk “kryejnë punë”
Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës sërish nuk arriti të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare në mungesë kuorumi.

Pavarësisht që nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan pro Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, marrëveshja nuk u miratua.


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëri të ditur se 76 deputetë votuan, ndërkaq katër deputetë nuk morën pjesë në votim.

Për muaj me radhë nuk u miratuan - a pritet të kalojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend pasi AAK tha se do të votojë pro?
Lexo po ashtu Për muaj me radhë nuk u miratuan - a pritet të kalojnë sot marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend pasi AAK tha se do të votojë pro?

Kuvendi në rend dite kishte edhe disa marrëveshje tjera ndërkombëtare, e të cilat u bartën në seancën tjetër për shkak të mungesës së kuorumit.

“Nuk ka kushte Kuvendi për t’i trajtuar këto… të gjitha këto pika të rendit të ditës i kalojnë një seance tjetër”, tha Konjufca.

Ndryshe, të mërkurën nga AAK-ja bënë të ditur për Telegrafin se do ta japin votën e tyre për marrëveshjet ndërkombëtare për shkak të interesit të qytetarëve. /Telegrafi/