LAJMI I FUNDIT:

Pas një kohe të gjatë, AAK-ja merr vendim t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Pas një kohe të gjatë, AAK-ja merr vendim t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

Pas disa muajsh bojkot, Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Nga kjo parti në një përgjigje për Telegrafin kanë thënë se këtë do ta bëjnë pasi marrëveshjet janë në shërbim të së mirës publike.

“Deputetët e Aleancës duke pasur parasysh që ato marrëveshje ndërkombëtare janë në shërbim të së mirës publike, do t’i japin mbështetje për shkak që është bërë një kohë e gjatë që janë bllokuar”, kanë thënë nga AAK-ja.


Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, vendin duam ta dërgojmë në zgjedhje
Lexo po ashtu Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, vendin duam ta dërgojmë në zgjedhje

Tutje thuhet se “qëndrimi ynë politik për të mos i votuar marrëveshjet ndërkombëtare në të kaluarën ka qenë për t’i treguar pozitës se sa e rëndësishme është opozita”.

“Dhe sa i rëndësishëm është debati parlamentar e ndërtimi i konsensusit për çështje të brendshme dhe jo për të dëmtuar të mirën publike”.

Tri partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës tash e disa muaj kanë bojkotuar votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për shkak të siç kanë thënë, situatës së rëndë politike në vend.

Madje, nga Partia Demokratike e Kosovës kanë thënë se këtë do ta bëjnë derisa ta arrijnë qëllimin – vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori