Naftëtarët kanë reaguar ndaj vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për caktimin marzhës tregtare për produktet e naftës dhe intensifikimin e mbikëqyrjes së cilësisë së naftës.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani përmes një shkrese drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së MINT-it, Rozeta Hajdari, ka kërkuar që marzha e fitimit të rritet për shumicë 2.3 centë për një litër, ndërsa marzha për shitjet me pakicë të ngritët 14 centë për një litër.
“Pas një shqyrtimi të hollësishëm të argumenteve tona dhe të dhënave zyrtare të inflacionit, kërkojmë që të merrni në konsideratë edhe njëherë rishikimin e vendimit të mësipërm. Për ta bërë këtë, ne kërkojmë që të organizojmë një takim për të dëgjuar më shumë për shqetësimet tona dhe për të shqyrtuar detaje të tjera që mund të kenë ndikim në këtë çështje”, thuhet në shkresën e shoqatës.
Në këtë shkresë të siguruar nga KosovaPress, thuhet po ashtu se “mund të konkludojmë se sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara edhe në Euro Stat, inflacioni në Kosovë për vitin 2022 ishte në vlerën prej 11.6 për qind, ndërsa për vitin 2023 ishte në vlerë 5.1 për qind, për këtë duke u bazuar dhe në rritjen enorme të shpenzimeve operative dhe pagave për punëtorë, kërkojmë që në bazë të udhëzimit të reflektohet edhe marzha tregtare që në bazë të inflacionit për vitin 2024 duhet të jetë ky çmim: Marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy-pikë-tre (2.3) centë për litër, si dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 14 centë për litër. Pas një shqyrtimi të hollësishëm të argumenteve tona dhe të dhënave zyrtare të inflacionit, kërkojmë që të merrni në konsiderim edhe një herë rishikimin e vendimit të mësipërm”.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.
“Me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës. Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër”, thuhet në njoftimin e MINT.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje