LAJMI I FUNDIT:

Çmimet e naftës, MINT cakton marzhën tregtare për shumicë dhe pakicë

Çmimet e naftës, MINT cakton marzhën tregtare për shumicë dhe pakicë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

MINT njofton se me qëllim mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg, MINT ka marrë vendim për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) euro centë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) euro centë për litër, transmeton Telegrafi.


Në komunikatë thuhet se llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.

Ky vendim hyn në fuqi sot ( 05.03.2024) dhe mbetet në fuqi nëntëdhjetë (90) ditë.

Mbikëqyrja e zbatimit të këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Qendror i Tregut në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore.

Me këtë rast, MINT njofton se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, ditëve në vijim do të intensifikojë mbikëqyrjen e tregut edhe sa i takon cilësisë dhe sasisë së produkteve të naftës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj

Ozone Hair Clinic hap lokacion të ri në Dragodan të Prishtinës - zgjidhja moderne për flokët tuaj

Ekonomi
Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Mos e humb këtë mundësi! Punë të reja publikohen çdo ditë në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Troubleshooters Meet & Greet me 8 dhjetor në Cinestar Megaplex në Prishtina Mall

Ekonomi
Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente

Аcibadem Sistina - Qendra lidere rajonale për radiologji intervente

Ekonomi
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?

Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?

Ekonomi
BQK: Tri ligjet e sektorit financiar të miratuara në Kuvend, avancojnë rrugën e Kosovës në SEPA

BQK: Tri ligjet e sektorit financiar të miratuara në Kuvend, avancojnë rrugën e Kosovës në SEPA

Ekonomi
Kalo në kategori