LAJMI I FUNDIT:

Nga frika se mund të ketë luftë civile si pasojë e humbjes së luftës në Ukrainë, të besuarit e Putinit krijojnë ushtrinë private – përbëhet nga huliganë të tifo grupeve

Nga frika se mund të ketë luftë civile si pasojë e humbjes së luftës në Ukrainë, të besuarit e Putinit krijojnë ushtrinë private – përbëhet nga huliganë të tifo grupeve

Shokët e fëmijërisë të presidentit rus Vladimir Putin janë duke formuar një ushtri private të përbërë kryesisht nga huliganët e tifo grupeve të futbollit rus.

Arkady dhe Boris Rotenberg, miq të ngushtë të presidentit rus, raportohet se kanë prezantuar grupin paramilitar të quajtur Espanola që ka marrë emrin nga sponsori Viktor Shendrik, derisa oligarët rusë po bëhen gati në rast se ka një vakum pushteti apo ndonjë luftë civile në Rusi, si pasojë e humbjes së luftës në Ukrainë, transmeton Telegrafi.


Huliganët e tifo-grupeve ruse tashmë janë shënjestruar dhe futur në listën e këtij grupi të armatosur – dhe do të jetë hera e parë që tifozët do të cilësohen si një ushtri private me qëllimin e vetëm – rekrutimin e sa më shumë njerëzve.

“Espanola është krijuar nga huliganët, shumica rusë të Spartakut”, tha një burim për një media ruse.

“Shumë kompani të mëdha po krijojnë ushtritë e veta private tani, dhe ata deshën të krijojnë një të tillë bazuar në Espanola”, shtoi burimi.

Batalioni Espanola përbëhet kryesisht nga mbështetësit ultras të rusëve nga Spartaku i Moskës – që ka mbi 550 burra sipas një vlerësimi të bërë në mars të vitit 2023.

Kjo përfshin 100 operatorë të dronëve kamikazë, pajisjeve të paemëruara që përplasen në objektivat e tyre dhe kanë efektin e një rakete të kontrolluar.

Komandanti i Espanola, Stanislav Orlov i njohur si Spaniard, pati deklaruar më herët se ky grup i vullnetarëve kanë bashkuar forcat me operatorët rusë të ashtuquajturës Republika e Donetskut në lindje të Ukrainës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA publikon atë që po vlerësohet si

NASA publikon atë që po vlerësohet si "pamja më e qartë e Marsit ndonjëherë"

Botë
Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Ukraina godet 'qendrën ruse të naftës' ndërsa Zelensky thotë se lufta po hyn në 'fazë vendimtare'

Botë
Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Dyshohet se përmban një oqean dy herë më të madh se ai i Tokës, NASA gati të nisë anijen më të madhe kozmike drejt hënës së Jupiterit

Botë
Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Lituania thotë se ka kapur furnizime ushtarake që ishin nisur për në Rusi dhe i ka dërguar në Ukrainë

Botë
Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Zbulohet shuma rekord e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Izraelin që nga fillimi i luftës në Gaza

Botë
Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Një vit më pas: Si një sulm i Hamasit ndaj Izraelit u shndërrua në një konflikt rajonal në Lindjen e Mesme?

Azia
Kalo në kategori