LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Vepra e Adem Jasharit ka frymëzuar popullin tonë

Kurti: Vepra e Adem Jasharit ka frymëzuar popullin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë nderime në kuadër të përvjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kurti ka shkrur për takimin e zhvilluar me Rifat Jasharin, vëllain e komandantit të famshëm Adem Jashari, si dhe me dy ikona të artit dhe muzikës kombëtare, Shkurte Fejzën dhe Ilir Shaqirin.

Kurti tha se takimi ishte mbushur me emocione dhe rëndësi të veçantë, pasi Kuvendi i Kosovës jehoi me muzikën përkujtimore që nderon veprimtarinë e UÇK-së.


Ai ka theksuar se kjo ditë ka qenë një rast për të reflektuar mbi frymëzimin që jep vepra dhe jeta e Adem Jasharit, sipas tij, një figurë që ka kontribuar në frymëzimin e tërë popullit dhe në ndërtimin e një trashëgimie të thellë artistike dhe kulturore.

Kurti tregoi rëndësinë e përkujtimit të sakrificës së bërë për lirinë e Kosovës, duke shprehur kujdesin që kjo të mbetet një pjesë e pandashme e historisë dhe identitetit të Kosovës.

Më 5 mars në Kosovë ka filluar Epopeja  e UÇK-së, që këtë vit shënon 26 vjetorin e rënies së familjes heroike Jashari në Prekaz.

Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar disa herë nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe.

Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat paramilitare serbe e kanë kryer në muajin janar 1998. Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.

Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit. Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethimi dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin derisa ishin duke u vrarë anëtarët e familjes së saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori