LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ka zbuluar mjetin e saj më të ri luftarak të blinduar, Inguar-3

Ukraina ka zbuluar mjetin e saj më të ri luftarak të blinduar, Inguar-3

Kompania ukrainase e mbrojtjes Inguar ka zbuluar mjetin e saj më të ri luftarak të blinduar, Inguar-3.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, automjeti “i mbrojtur ndaj minave”, ose MRAP, “është një mjet i lehtë taktik i krijuar për të pasur sukses në mjedise të ndryshme ushtarake”, thotë prodhuesi, Inguar, në faqen e tij të internetit.

Kompania shton se ka zhvilluar automjetin “më të fundit” me ndihmën e forcave speciale të Ukrainës dhe “duke ndjekur kërkesat e kohës së luftës”.


“Me dizajnin e tij inovativ të trupit, automjeti Inguar3 disponon shumë variacione dhe vjen në dy versione të shasisë: 4×4 dhe 6×6, të dyja të dizajnuara për të trajtuar sfidat urbane dhe në terrene të vështira me lehtësi”, thotë kompania në faqen e saj të internetit.

“Pavarësisht nëse është vendosur për misione përcjelljeje, zbulimi apo operacione të reagimit të shpejtë, Inguar3 ofron performancë dhe besueshmëri të lartë, duke e bërë atë një aset të paçmuar në fushën e betejës”, shton ai.

Faqja e internetit e lajmeve ushtarake Defence Blog shkroi se makina e blinduar është i pajisur me një motor Deutz me 356 kuaj-fuqi, kamera të shumta dhe aftësi për shikim natën, ndërsa “mbështjellësi” i saj prej çeliku dhe alumini ndihmon në mbrojtjen e ekuipazhit duke mos shtuar shumë peshë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Amerika

"Gara" e pushuesve në Mallorca - dënohet rezervimi i plazhit apo shezllonëve

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Tre mënyrat se si Trump po përpiqet t'i japë fund muajit të mjaltit të Harrisit

Amerika
Kalo në kategori