LAJMI I FUNDIT:

DinoStar dhe CineBot erdhën në CineStar Megaplex në Prishtina Mall

Dy gjigantë, DINOSTAR dhe CINEBOT i’u bashkuan me 2 Mars kinemasë më të madhe në rajon. Shtëpia e tyre tani është në CineStar Megaplex në Prishtina Mall.

Vikendi ishte i mahnitshëm me shumë vizitorë që erdhën ti vizitonin këto dy atraksione nga vende të ndryshme.

DinoStar 17 metra bëri ulëritjen e parë në ora 14:00, ku dhe u pre shiriti. Vizitorët shijuan lëvizjet e tij, duke parë se si ai tundte bishtin dhe lëvizte kokën.

CineBot 5 metra ishte atraksioni tjetër që i mahniti vizitorët. Ata ishin të entuziazmuar dhe po shijonin çdo moment.

DinoStar dhe Cinebot do te qëndrojnë në kinema për një kohë të gjate. Të gjithë ju që ende nuk i keni parë mun ti vizitoni çdo ditë në kinema, dhe po ju rikujtojmë përëri disa nga karakteristikat e tyre:

DINOSTAR është 17 metra, dhe peshon 3 ton. Ai gjithashtu është lëvizës, hapja dhe myllja e gojës sinkronizohen me zërin. Sytë, koka dhe kthetrat e tij lëvizin, ka frymëmarrje me stomak dhe e lëkundë bishtin. Do ta ndjeni me të vërtetë!

 

CINEBOT, karakteri më ikonik, rrobot 5 metra. Ky titan ju jep ndjesinë e forcës, me trup prej hekuri. Cinebot përcaktohet nga karakteri i tij i fortë moral dhe pothuajse gjithmonë portretizohet si heroi kryesor i rrobotëve.