Për herë të tetë në Prishtinë po mbahet Konferenca për Siguri Kibernetike dhe Privatësi “Cyber ZERO ll”. Kjo konferencë bën bashkë përfaqësues të rajonit, ekspertë të vendeve të ndryshme të cilët flasin për rëndësinë e sigurisë kinernetike.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se shembujt e sulmeve kibernetike tregojnë fuqinë dhe impaktin alarmues, për çka shtoi se duhet të investohet për mbrojtje.
Ai tha se vizioni i Qeverisë së Kosovës është të krijojë mjedis mjedis kibernetik të sigurt për gjithë, duke shtuar se ky vision është paraqitur edhe përmes Strategjisë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2023-2027.
“Vizioni dhe synimi i Qeverisë së Kosovës është të krijojë një mjedis kibernetik të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë, duke parashikuar dhe zvogëluar rreziqet si dhe duke zhvilluar aftësitë dhe kapacitetet për të trajtuar çështjet e sigurisë kibernetike. Ky vizion është paraqitur përmes strategjisë kombëtare për siguri kibernetike 2023-2027. Kjo strategji fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve ligjore dhe institucionale, promovimin e ndërgjegjësimit, zhvillimin e sektorit privat, bashkëpunimin ndërkombëtar, zhvillimin e kapaciteteve dhe avancimin e kapaciteteve hetuese dhe ushtarake në fushën e sigurisë kibernetike”, deklaroi Sveçla.
Ndërkaq, ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tregoi rastin e sulmit kibernetik gjatë vitit 2022, i cili pati pasoja të mëdha.
Ai tha se si pasojë e këtij sulmi ishin shpërngulur mijëra dokumente prej sajteve të qeverisë dhe se ishin bllokuar shumica e agjensioneve.
“Për fat të keq Mali i Zi ka pasur një sulm jashtëzakonisht të madh në gusht të vitit 2022, i cili është vazhduar edhe në shtator të të njëjtit vit. Në atë moment, me mijëra dokumente janë shpërngulur prej sajteve të ndryshme të qeverisë, janë bllokuar shumica e agjencioneve dhe në atë moment e kemi kuptuar se sulmet moderne apo lufta moderne do të bëhen përmes digjitalizimit. Mali i Zi është ballafaquar me situatë të cilën nuk ka mundur ta përballojë edhe në atë moment kemi pasur kërkesa ndaj faktorit ndërkombëtar për të na ndihmuar. Tre grupe ekspertësh kanë ardhur në Mal të Zi, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Francës”, shtoi Abazoviq.
Ai shtoi se për herë të parë kanë krijuar një qendër rajonale për siguri kibernetike.
Ndërkaq, kryetari i Shoqatës Kibernetike Shqiptare, Tanzer Abazi tha se gjatë këtyre dy ditëve do të jenë të ftuar kompani të cilët flasin për sigurinë kibernetike.
“Në këtë konferencë, të gjithë ata që kanë kontribuar sa do pak në ngritjen e vetëdijes, në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, të gjithë ata kanë pasur arsye qe të promovohen. Jam i lumtur që i kemi 60 folës dhe gjithmonë tentojmë të kemi karakter rajonal, të marrin ekspërienca nga gjitha vendet e rajonit, kemi përfaqësues të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kosovës, Bosnjes dhe më gjerë”, tha ai.
Në anën tjetër, Zëdhënësja e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, Katherine Judd, në fjalën e saj, tha se një nga sfidat më të mëdha aktuale është siguria kibernetike.
Judd tha se qëllimi i kësaj konference është të lehtësohet një mjedis ku mund të ndahen praktikat më të mira si dhe të shkëmbehen ide për të gjetur zgjidhje inovative për adresimin e sfidave urgjente të sigurisë kibernetike në Kosovë.
“Qëllimi ynë është të lehtësojmë një mjedis ku ju mund të ndani praktikat më të mira, të shkëmbeni ide dhe të punoni së bashku për të gjetur zgjidhje inovative për adresimin e sfidave urgjente të sigurisë kibernetike në Kosovë. Kështu që unë shpresoj se kjo mund të shërbejë si një platformë për zgjidhjen proaktive të problemeve, duke fuqizuar të rinjtë dhe njerëzit me prejardhje të ndryshme dhe duke forcuar mbrojtjen tonë kolektive kundër kërcënimeve kibernetike”, tha ajo
Kjo konferencë do të zgjasë dy ditë, ku do të diskutohet për kapacitetet e Kosovës për siguri kibernetike. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje