LAJMI I FUNDIT:

Prishtina u rikthehet fitoreve duke mposhtur me lehtësi Lirinë

Prishtina u rikthehet fitoreve duke mposhtur me lehtësi Lirinë

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Lirisë në kuadër të xhiros së 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pjesa e parë u karakterizua me një dominim të lehtë të Prishtinës sa i përket posedimit të topit, ndërsa dy ekipet patën nga një rast të mirë shënimi.


Kryeqytetasi iu afruan golit në minutën e katërt kur Genc Hamiti në një situatë përballë portierit Stivi Frashëri dështoi që të shënojë. Mysafirët në ndërkohë rrezikuan me anë të Sissokos i cili me kokë në minutën e 44-të goditi traversën.

45 minutëshi i dytë u përcoll me një dominim të plotë të Prishtinës ku edhe arritën që të shënojnë tre gola.

Ardian Muja (60’) shënoi për 1-0 pas asistimit të Genc Hamitit, ndërsa për ta dyfishuar epërsinë u përkujdes Kreshnik Uka (70’) i cili po ashtu me kokë pas një topi të kthyer nga traversa realizoi për 2-0.

Fitoren e Prishtinës e vulosi Leotrim Kryeziu (86’) i cili me një driblim të bukur e shmangu mbrojtësin kundërshtar për të shënuar për 3-0.

Liria në minutën e 94-të ngushtoi diferencën në 3-1 pas një super goli të realizuar nga Gjumsi.

Me këto tri pikë Prishtina tashmë shkon në kuotën e 34 pikëve dhe pozicionohet në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa të mërkurën do të ballafaqohet me Trepçën ’89 në kuadër të Kupës së Kosovës./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori