LAJMI I FUNDIT:

Fation Kuqari largohet me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Albania, pasi publiku nuk e eliminon Meritonin

Fation Kuqari largohet me vetëdëshirë nga Big Brother VIP Albania, pasi publiku nuk e eliminon Meritonin

Influencuesi i rrjeteve sociale, Faton Kuqari, është larguar me vetëdëshirë nga edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania.

Ai dha dorëheqje, pasi sipas tij është i zhgënjyer me faktin që publiku nuk ka votuar për eliminimin e kundër-konkurrentit Meriton Mjekiqi.


Ky i fundit ka bërë gjeste të papërshtatshme dhe maskiliste ndaj një prej banoreve, dhe pavarësisht kësaj, ai po vazhdon të qëndrojë brenda.

Fationi është i eleminuari i vetëm i spektaklit të së shtunës, pasi e eliminuara nga televotimi i javës, Erjola Doçi, pati një biletë kthimi.

Largimi i Fationit ka qenë i paralajmëruar dhe pavarësisht tentativave të prezantuesit Ledion Liço për ta bindur të qëndrojë, Kuqari tha se kur e jep fjalën e tij, i qëndron asaj deri në fund. /Telegrafi/